Kampioni i botës në boks, Mike Tyson, në kohët e tij më të arta, kishte shprehur dëshirën se donte të ndeshej me një gorillë e për këtë ai do të shpenzonte 10 000 dollarë.
Tyson gjithmonë e ka shprehur dashurinë që ka për kafshët, por dëshira e tij më e madhe ishte pikërisht që të bënte jo normalen, të ndeshej me një gorillë.
Në fund të viteve ‘80, kur Tyson ishte kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, ai shkoi në një kopësht zoologjik me shokun e tij, Robin Givens.
Kur po kalonte pranë rrethimit të gorillës, ai vuri re një se gorilla po luftonte me kafshët e tjera. Çdo qenieje tjetër njerëzore në tokë do kishte ecur pa i bërë përshtypje, por Tysoni nuk është një njeri i zakonshëm. Ai ishte i gatshëm që t’i ofronte rojës së kopshtit zoologjik një shumë prej 10,000 $ vetëm që ai të hapte kafazin dhe kampioni të ndeshej me gorillën.
“Kur arritëm tek kafazi, pamë një gorillë të madhe, të argjendtë që ngacmonte të gjitha gorillat e tjera. Ata ishin të fuqishëm por, sytë e tyre, ngjanin si të foshnjave. Doja t’i jepja fund bullizmit në atë kopësht ashtu siç ndodh edhe nëpër shkolla me fëmijët. Do ja rregulloja unë qejfin atij, por edhe pse i ofrova shumën e parave, ai nuk pranoi”– përfundoi Tyson.
TIRANA TODAY