Pasi është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi vjen pas vendimit të partive opozitare për të djegur mandatet dhe vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar para parlamentit.
Edhe Soreca zhvilloi sot një takim me Badhën, ndërsa dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se pret që të mos ketë akte të dhunshme nesër në protestë.