Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëri/ Shtohet armata e të moshuarve mbi 60 vjeç, “shterojnë” 20 vjeçarët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri/ Shtohet armata e të moshuarve mbi 60 vjeç, “shterojnë” 20 vjeçarët

Popullsia e Shqipërisë përveçse po pakësohet po ndryshon më shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja, teksa popullsia në moshë pensioni po rritet me shpejtësi. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në janar të këtij viti popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç me më shumë se 17 mijë persona. Rrudhja e popullsisë në këtë grup moshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta viteve 1997. Në këtë periudhe Shqipëria përjetoi një eksod masiv për shkak të trazirave civile.
Gjithashtu rënie e numrit të lindjeve nga viti në vit po tkurr me shpejtësi numrin e foshnjave. Në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç u pakësua me 6700 persona, teksa numri i lindjeve në tërësi vitin e kaluar ishte 6.3 për qind më e ulët se në vitin 2018.
Në grup moshat 0-54 vjeç në përgjithësi ka rënie të popullsisë në raport me një vit më parë, teksa shihet se, rritje ka vetëm për grup moshën 29 deri në 39 vjeç.
Ndryshimet e popullsisë në raport me 2018 tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit më parë.

Piramida e popullsisë, ndryshime drastike në raport me 2011

Piramida e popullsisë në vitin 2011 sipas të dhënave të censit kishte një bazë më të gjerë se kjo e vitit 2019, çka do të thotë se popullsia në moshë të re 0-24 vjeç ishte më e madhe se sa aktualisht, teksa shihet se në tetë vite piramida e popullsisë po merr gjithnjë e formën e një veze duke ngushtuar bazën dhe duke zgjeruar në majë.

Në raport me totalin e popullsisë, rënien më të madhe e pati grup mosha 15-19 vjeç. Në vitin 2018 kjo grupmoshë zinte 7.48% të totalit të popullsisë, ndërsa në vitin 2019 zuri 6.09% të totalit të popullsisë duke shënuar rënie me 0.24 pike përqindje. Ndërsa rritjen më të madhe e pati grupmosha 60-64 vjeç pesha e së cilës në totalin e popullsisë u rrit me 0.24 pikë përqindje në totalin e popullsisë.

Ndikimi

Tregjet e punës kane nisur të sforcohen për krah pune, sidomos sektori i bujqësisë. Teksa sistemet e pensioneve dhe sigurimeve në tërësi do të përballen me deficite të larta nga rënia e numrit të punonjësve që paguajnë sigurimeve dhe atyre që përfitojnë pension. Një popullsi e plakur ul produktivitetin demografik dhe e ndikon për keq rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. Disa sektorë të tillë, si fasoni, bujqësia, mjekësia dhe call center kanë nisur të vuajnë pasojat e mungesës së forcës së re të punës. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, në një analizë të posaçme për dinamikën e forcës së punës të publikuar së fundmi, vënë në dukje se, është hera e parë që vendi ynë ndeshet me një zhvillim të tillë demografik, deri tani i panjohur nga ekonomia jonë.

Analistët e Bankës Qendrore lajmërojnë se rrjedhojat e tij shpejt do të fillojnë të ndihen në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore në vend, duke filluar nga nivelet e ndryshme të arsimit e deri tek implikimet më të rëndësishme ekonomike të lidhura me prodhimin e brendshëm, produktivitetin, konsumin, skemat e sigurimeve shoqërore, standardin e jetesës etj./Monitor

 

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Mogherini: Do ketë bisedime nëse hiqni taksën ndaj Serbisë

Mogherini: Do ketë bisedime nëse hiqni taksën ndaj Serbisë

Aksident i rëndë tek Liqeni, 25-vjeçari përfundon në spital

Aksident i rëndë tek Liqeni, 25-vjeçari përfundon në spital

Shqipëria nuk duhet ta humbasë sërish shansin për në BE

Shqipëria nuk duhet ta humbasë sërish shansin për në BE

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com