Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Më lirë të fluturosh në gjysmën e parë të këtij viti, në verë mendohuni mirë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Më lirë të fluturosh në gjysmën e parë të këtij viti, në verë mendohuni mirë

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u përballën me çmime të “çmendura”, që arrinin deri në 300 euro për një drejtim edhe në destinacionet drejt Italisë, ku shkojnë më shumë sesa gjysma e pasagjerëve. Operatorët e tregut dhe burime nga Tirana International Airport pohuan se arsyeja kryesore lidhej me asimetrinë e kërkesës, ku gjithnjë në fillim të gushtit vijnë emigrantët, ndërsa në fund ata largohen. Kompanive nuk u leverdis të shtojnë linjat vetëm për atë periudhë, pasi i skedulojnë udhëtimet që gjashtë muaj përpara.

Të paktën për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për udhëtarët. Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje- ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë, sipas një kërkimi të Monitor në faqet e operatorëve ajrorë që veprojnë në Shqipëri. Në Romë, në mars mund të shkosh e të vish me 140 euro. Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje.
Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars. Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro. Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Në verë sërish shtrenjtim

Duke filluar nga korriku, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta. Në korrik, mund të shkosh në Londër me 70 euro, ndërsa për kthimin duhet të mendoheni mirë, pasi do t’ju kushtojnë rreth 370 euro edhe nëse e prisni biletën sot. Në Dortmund, bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet në rreth 210 euro. Edhe në Budapest, në korrik, nuk mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje më të lirë sesa 250 euro. Edhe Italia është më e shtrenjtë në verë, ku një biletë në korrik në Romë, vajtje-ardhje, kushton mesatarisht mbi 200 euro.

Amerika bëhet pothuajse e papërballueshme në verë, ku çmimet kërcejnë në rreth 1,000 euro e më shumë. Ekspertët e agjencive turistike tërheqin vëmendjen që shqiptarët e lënë biletën për në minutën e fundit. Ata rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme, prej 300 eurosh në një drejtim./Monitor

 

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
Tërmeti shkund Greqinë

Tërmeti shkund Greqinë

Maqedoninë e presin probleme/Çfarë po paralajmëron Gruevski?

Maqedoninë e presin probleme/Çfarë po paralajmëron Gruevski?

“Do djegim mandatet”/Basha ‘frikëson’ Ramën, mbledh grupin parlamentar

“Do djegim mandatet”/Basha ‘frikëson’ Ramën, mbledh grupin parlamentar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com