Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Akuzat për tradhti ndaj të dashurës dhe buja që shkaktoi, flet Reazart Veleshnja: Ja si jemi sot

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Akuzat për tradhti ndaj të dashurës dhe buja që shkaktoi, flet Reazart Veleshnja: Ja si jemi sot

E konsideron të gjithë këtë histori, që bëri bujë në media, si rënien në një “kurth virtual” apo zgjimin nga një ëndërr e keqe, ndërsa po fluturonte me avion për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori i shumë roleve të spikatura në spektaklin e humorit “Portokalli”, kësaj here provoi shakanë më të hidhur që mund t’i bënte jeta në këtë moment kulminant të karrierës si artist.

Disa postime nga profili i tij në “Instagram,” ku akuzohej për “tradhti” e dashura e tij Lorena Murati, bëri që rrjeti të ziente për të, duke qenë se një personazh publik po merrte guximin të fliste publikisht për një ndodhi personale që askush s’do merrte guximin ta bënte; pra, të degjeneronte të dashurën, pas zbulimit të tradhtisë.

Kjo ishte gjithçka çfarë ndodhi në skenën e “Instagram”-it këtë herë, por si gjithmonë pas çdo skene ka edhe një prapaskenë. Çfarë ndodhi realisht në 14 orët e postimeve në “Instastory”-n e “Instagram”-it të Rezit kur ai sapo kishte lënë Shqipërinë nga aeroporti i Rinasit, kush e futi në kurth dhe si vazhdon historia e tij tashmë me Lorenën, ai i rrëfen ekskluzisht për “Panorama Plus”.

Nga Amerika, Rezi sqaron intrigën e një personi anonim, preja e të cilit ai ra. Sipas Rezit, personi në fjalë bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezit.

Ndërkohë që Rezi komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në “Instagram”-in e Rezit, pasi ia kishte hakuar. Rezi tregon se gjatë këtyre orëve nuk po lidhej dot me Lorenën në “Whatsapp” dhe vazhdonte të komunikonte me këtë të panjohur virtual, i cili e futi në kurth ndërkohë që i kishte marrë edhe “Instagram”-in.

Vetëm pasi arriti të komunikonte me Lorenën, ajo i tregoi se dhe “Instagram”-i i saj ishte hakuar dhe bisedat e saj me djem të tjerë ishin bërë nga hakëruesi.

REZI: DASHAKEQËT SAJUAN KËTË INTRIGË, POR TASHMË LIDHJA IME ME LORENËN ËSHTË MË E FORTË

Ndërkohë vetë Rezi, i cili ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet kështu për “Panorama plus” rreth kësaj historie: “Përsa u përket videove dhe shkrimeve të postuara në ‘Story’-n tim të ‘Instagram’-it gjatë 14 orëve të udhëtimit tim, ‘Instagram’-i im u hakua sikurse dhe ai i Lorenës kishte qenë i hakuar pesë orë më përpara, por që unë nuk isha në dijeni.

Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj.

Në lidhje me jetën time, do të kisha shumë dëshirë që të gjykohesha për jetën time artistike dhe jo atë private. Por mbi të gjitha, ajo që më vjen keq është që këta dashakeqët, mirë që merren me njerëzit publikë, por merren dhe cenojnë dhe jetën private të njerëzve që nuk janë publikë.

Dhe akoma më keq i dëmtojnë ata pa qenë të njohur, siç është rasti i Lorena Muratit, që është një vajzë e shkëlqyer, që unë kam marrëdhënie të shkëlqyera, ka një familje të shkëlqyer dhe që unë kam 20 vjet që e kam komshie”, tha ai.

Po si është lidhja e tij aktualisht me Lorenën, pas gjithë kësaj që ndodhi? “Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më”, përfundon Rezi për “Panorama Plus”.

TRADHTIA E SAJUAR DHE “TËRMETI” NË “INSTAGRAM”-IN E REZ VELESHNJËS

Po cila ishte historia e pasqyruar në media dhe mesazhet që hodhën në erë “Instagram”-in e Rez Veleshnjës? Vetëm tri ditë më parë bënë bujë të madhe deklaratat e aktorit të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, i cili akuzonte të dashurën e tij për tradhti në “Instagram”.

Në “Instastory”-t e tij u publikuan disa mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij me katër djem të tjerë. Këto mesazhe përmbanin fyerje dhe ofendime kundrejt të dashurës. “Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri… Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa”, shkroi Rezarti në postimin ku zbuloi se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Kjo ishte skena nr.1 e ngjarjes për t’u përmbysur totalisht nga skena nr .2. Një ditë më vonë Rezi reagoi sërish në profilin e tij në “Instagram”, duke fshirë të gjitha postimet e mëparshme e duke u shprehur se i kishin hakëruar rrjetin social.

“Dua të falënderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes sime të “Instagram”-it. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pisllëqe. Për momentin, jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me “Instagram”-in. Kam qenë 13 orë në udhëtim. Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan “Instagram”-in. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe Policinë! Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me Prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, u shpreh aktori.

E vonë, pasi njoftoi se kishte arritur të rimerrte nën menaxhim “Instagram”-in, ai vendosi që të tregonte se marrëdhënia e tij me të dashurën nuk kishte ndryshuar aspak pas kësaj ngatërrese virtuale. Në “Instastory” ai publikoi një fotografi që dëshmonte se lidhja e tij vazhdon. Në një screenshot të telefonit të tij celular u pa në cover fotoja e një vajze bionde dhe disa mesazhe, dërguar nga numri i regjistruar me emrin “Dashuria”. “Të dua”, shkruante Rezarti në foton e publikuar.

REZI DHE LORENA, HISTORIA E DASHURISË QË U BË PUBLIKE PARA DY MUAJSH

Aktori i humorit publikoi një foto në fund të nëntorit 2018, ku shfaqej për herë parë me të dashurën e tij, Lorena Muratin. Rezart Veleshnja postoi në fillim foton në makinë me të dashurën dhe më pas një tjetër teksa e përqafonte, por pa i treguar fytyrën. Statusi i tij ku prezantonte partneren bëri përshtypje vitin e kaluar, pasi as këtë herë nuk e la mënjanë sensin pozitiv të humorit.

“Ujku, ujku, ujku u bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo që unë kam ndjekur, kam studiuar edhe kam dashuruar, tha Sandër mafishja! Tani u bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua, bebi im!”, shkruante Rezarti krahas fotos, të cilën e fshiu disa ditë pasi e postoi, mesa duket i bezdisur nga shkrimet e portaleve.

Mirëpo, nuk vonoi dhe aktori ndau me të gjithë ndjekësit e tij momentet e ëmbla që po kalonte me të dashurën. Ai publikoi një tjetër foto ku shfaqej, duke e përqafuar dhe duke e puthur në qafë, por preferoi që të mos e tregonte fytyrën e saj, ndoshta për faktin se Lorena nuk është një personazh publik.

TË LIDHURA

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

23:11 | 25/06/2025
Katër shkaqet kryesore të debateve të përhershme te çiftet e palumtura
Kuriozitete

Katër shkaqet kryesore të debateve të përhershme te çiftet e palumtura

19:58 | 25/06/2025
Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
Kuriozitete

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

19:22 | 18/06/2025
Next Post
Burri i Spiropalit i jep tenderat vëllait të … Elisës, ministrja bëhet për “ujë të ftohtë”

Djegia e mandateve të PD, reagon Spiropali: Kjo e ka një të mirë, nuk t’i marrin më rrogat

Berisha publikon foton e rrallë me Adem Jasharin: Me kryetrimin e kombit

Berisha publikon foton e rrallë me Adem Jasharin: Me kryetrimin e kombit

Beogradi ‘hedh poshtë’ propozimin e Trump për Kosovën: Platformë skandaloze

Beogradi ‘hedh poshtë’ propozimin e Trump për Kosovën: Platformë skandaloze

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE
Bota

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

by mirseda
09:34 | 26/06/2025
0

Ukraina është e bindur se përfundimisht do të jetë në gjendje të kapërcejë rezistencën hungareze në rrugën...

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

09:26 | 26/06/2025
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

08:57 | 26/06/2025
Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

08:51 | 26/06/2025
Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

08:42 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com