Moderatorja e njohur Jona Spahiu, ka rrëfyer se ka kaluar një periudhë të vështirë pas lindjes së djalit, pasi mbyllej në shtëpi dhe nuk kujdesej aspak për veten. Ajo pohoi se kishte kaluar sikundër një pjesë e nënave të reja depresionin pas lindjes.
“Kam kaluar momente të çekuilibruara. Jo shumë nëna arrijnë ta pranojnë këtë gjë. Isha shumë e lumtur që solla në jetë një fëmijë, dhe doja të kaloja çdo moment me të.
Çekuilibrimi është një gjë që shkon përtej teje. Ishte diçka shumë kalimtare. Rasti më i rëndë ishte kur volli djali më shumë seç e kisha parë ndonjëherë. Mbyllesha në shtëpi, i dedikohesha gjithë kohës atij dhe nuk i përkushtohesha fare vetes”, tha Jona, teksa ishte e ftuar në “Thumb”.