Një gol mahnitës i cili i ka shtangur të gjithë, vjen nga kampionati argjentinas. Juanfer Quintero, ka dhuruar një supergol, i cili u listua menjëherë në golat më të bukur të vitit.
Më shumë mundësi do të garojë për trofeun “Puskas”. Në minutën e 17-të, sulmuesi kolumbian i River Pleit goditi pothuajse nga këndi për të dërguar topin në rrjetë. Vendasit arritën të evitonin humbjen. Sfida u mbyll me barazim 1-1.