Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, teksa është ndalur tek dhuna ndaj grave ose marrja e jetës, ka rrëfyer se të tilla raste ka edhe në radhët e show-bizzit tonë. Sipas saj, shumë femra të ekranit dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht nga partnerët, por situatat e tyre nuk bëhen publike. Fatma tha gjatë emisionit “KafeIn” se ka ende shumë gra në karrierë, të cilat duket se janë të emancipuara, por edhe ato dhunohen. Ajo shtoi më tej se ne jemi një shoqëri që e dhunojmë gruan.
“Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e show-bizzit deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune.
Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht, por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi shoqëror. Përfshirë dhe mua. Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të dallosh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen”, u shpreh Fatma.