Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Shkurte Pal Vata, si i fabrikonte Enver Hoxha heronjtë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Shkurte Pal Vata, si i fabrikonte Enver Hoxha heronjtë
Një kolazh fotosh me në qendër Pal Vatën dhe Enver Hoxhën. Në foto është edhe mbesa e Palit që shkoi në hekurudhë. Djathtas modeli i posterit të aksionistes Shkurte Pal Vata, kthyer në simbol për rininë e asaj kohe.

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi krijoi heronjtë e rremë të punës nën shembullin e ndikimit të revolucionit kulturor kinez dhe të modeleve të tjera që merrte nga Kina. Sidomos në vitet 60-70, njerëz anonimë të vdekur aksidentalisht në punë, apo të tjerë që lindur me probleme, u bënë shembuj të heronjve të palodhur që realizonin e tejkalonin normat, por edhe binin në krye të detyrës me shqetësimin e vetëm për të realizuar normën e partisë. Lej fenët e Shqipërisë filluan të shtohen kohë pas kohë sepse ata i prodhonte aparati propagandistik i Partisë së Punës së Shqipërisë. Në krye të kësaj strategjie u vu vetë Enver Hoxha. Ai gjeti raste të shkëlqyera të hynte në korrespondenca apo të priste vizita të familjeve të “heronjve”. Tipik në këtë periudhë ishte vdekja e 14-vjeçares Shkurte Pal Vata në hekurudhë dhe kooperativisti i verbër Fuat Çela nga Vërzeshta e Skraparit. Për të parën, përveç keqpërdorjes së emrit u bë i njohur babai i saj, Pal Vata, ndërsa i dyti filloi të propagandohej si “kooperativist i dalluar” që tejkalonte normat bujqësore edhe pa shikuar.

Në komunikatën e MPB-së nr.244, datë 20.10.1967, thuhej se në Lushnjë, një ditë më parë, në sektorin e Dushkut ku ndërtohej hekurudha Rrogozhinë-Fier, gjatë punës u shemb një grumbull dheu duke zënë aksionisten Shkurte Pali, e cila u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje shumë të rëndë. Sipas komunikatës së MPB-së nr.256, datë 4.11.1967 në spitalin e Lushnjës, dy ditë më parë, vdiq aksionistja Shkurte Pali, 14 vjeç, nga Pecaj i Dukagjinit.

Për interesa të regjimit, i panjohuri Pal Vata u bë figurë qendrore e propagandës. I gjendur në një situatë të papritur, Pali kujtoi se ishte i rëndësishëm për shtetin e për partinë, madje e ndjente se ishte ndër njerëzit më të rëndësishëm të regjimit. Në popull dolën edhe barsoleta për thëniet e tij në lidhje me lajmet e reja apo situatat në vend. Më datën 2 nëntor vdiq Shkurta, por më datën 3 nëntor, babai i saj “malësori kooperativist” Pal Vatai shkruan moshatarit të tij Enver Hoxhës. Pasi thotë se nuk e qau vajzën, ai shkruan se vendosi të nisej në hekurudhë bashkë me kushërirën e parë të Shkurtes, për të zënë vendin e vajzës së vdekur. Gjashtë ditë më vonë, Enver Hoxha i përgjigjet me letër Pal Vatës, duke lavdëruar “malësoren revolucionare”. Te të dy letrat, pra të Palit dhe Enverit, përmendet edhe “regjimi i satrapit Zog”. Kjo estradë nuk ndalej këtu. Më 24.11.1967 u njoftua se ushtarët e repartit të kufirit nr.619 Kukës, e regjistruan Shkurten si efektive të batalionit të tyre, pavarësisht se femrat nuk kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pal Vata filloi të vijë më shpesh në Tiranë. I hapej dera në Komitetin Qendror të PPSH-së. Vetë Enver Hoxha filloi ta sajdiste. Pali vazhdonte të kujtonte veten të rëndësishëm. Megjithatë nuk zgjati shumë si histori, ndërsa emri i Palit vijoi të përmendej në popull në lloj-lloj formash në lidhje me ato që ai thoshte kohë pas kohe.

Tags: enver hoxhaheronjtëShkurte Pal Vata

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Minatorët rrethojnë zyrën e Ramës: Grevë urie më 22 shkurt, ose statusi

Minatorët rrethojnë zyrën e Ramës: Grevë urie më 22 shkurt, ose statusi

Zjarr në afërsi të bazës së Pashalimanit

Zjarr në afërsi të bazës së Pashalimanit

Dhuna ndaj mjekut në QSUT, Manastirliu paralajmëron ndryshime në Kodin Penal

Dhuna ndaj mjekut në QSUT, Manastirliu paralajmëron ndryshime në Kodin Penal







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn
Aktualitet

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

by mirseda
12:47 | 09/02/2026
0

U mbajt sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është...

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com