Mahmood është këngëtari me origjinë arabe, i cili la pas një sërë emrash të mirënjohur të muzikës italiane, duke marrë me vete trofeun e festivalit më të rëndësishëm të këngës.
Ai u shpall fituesi i edicionit të 69 të Sanremos në Itali me këngën e tij të titulluar “Para”. Teksti i këngës sjell në vëmendje dramat familjare të shkaktuara nga problemet ekonomike.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Zëvendës kryeministrit dhe njëherazi Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Salvini, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, la të kuptonte që Mahmood nuk përfaqëson Italinë dhe muzikën italiane, koment ky që iu bashkuan edhe shumë zëra të tjerë.
Një nga komentuesit i shkruan ministrit se Ermal Meta ishte fituesi i vitit që shkoi. A shkoi mirë me të?
Edicionin e kaluar e fituan Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”. Ata u shpallën fituesit e festivalit të “Sanremo”-s në Itali.
Kënga ishte një himn kundër terrorizmit, dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.