Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përgojimi i adoleshentëve kavajas

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgojimi i adoleshentëve kavajas

Nga ÇAPAJEV GJOKUTAJ 

Skandali seksual i tetë nxënësve të një shkolle në Kavajë po kthehet në lajm jave. Televizione, gazeta, radio po e marrin dhe e rimarrin. Publikohen përditë lajme me detaje të reja, kurse në emisionet e mbrëmjes po bëhet temë debatesh.Dhe kjo është e kuptueshme, ngjarja të shokon. Jo se kemi të bëjmë me marrëdhënie seksuale mes një 13-vjeçareje dhe një grupi prej shtatë djemsh, një apo dy vjet më të rritur. Literatura dëshmon se rastet e marrëdhënieve të detyruara seksuale mes dy adoleshentësh janë të shpeshta në shumë vende, qoftë të zhvilluara, qoftë në zhvillim. Nuk mungojnë as ndodhitë kur vajza detyrohet të kryejë marrëdhënie me më shumë se një partner. Por në shumicën e herëve këto janë ngjarje të momentit, vijnë kryesisht si eksese pas filtrimeve a zbavitjeve gjatë një mbrëmjeje me alegri, kërcime, alkool, drogë etj..

Skandali i Kavajës ka zgjatur më shumë se dy muaj dhe pas gjasash është kryer esëll, me llogaritje cinike që do të bënin të skuqeshin edhe batakçinjtë e regjur të moshave të rritura. Kjo dëshmon se s’kemi të bëjmë me një aksident a rastësi, por me një ngjarje që merr trajta simptomatike dhe dëshmon për plagë të dhimbshme në mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Natyrisht, ngjarjet simptomatike meritojnë kurdoherë vëmendjen e publikut. Shoqëria është tejet e interesuar të mësojë për sëmundjet dhe plagët që e rrezikojnë. Megjithatë, ka diçka kontraversiale në zellin e mediave për t’u marrë e rimarrë me skandalin, për ta rindërtuar historinë duke shtuar ditë pas dite detaje të reja, thuajse voyeuriste, të tipit ku kryheshin marrëdhëniet: poshtë shkallëve të shkollës, në magazinën e braktisur, në katin e parë të një pallati në ndërtim, në shtëpinë e gjyshes së një prej adoleshentëve etj..

Akoma më e diskutueshme është prirja për ta vazhduar serialin me dëshmitë e të afërmve. Kuptohet, prindërit dhe të afërmit e adoleshentëve të përfshirë në këtë skandal janë në hall të madh, përjetojnë dhimbje dhe shqetësim të thellë. Dëshmitë e tyre burojnë nga trazime emocionale, por edhe nga interesa: s’i thonë shaka që një ditë të shohësh fëmijën tënd, ende të parritur, të jetë ndaluar nga Policia dhe të rrezikojë dënim penal.

Parë në këtë kontekst, publikimi i deklarimeve të të afërmve vështirë se i shërben rindërtimit të ngjarjes dhe, ca më pak i shërben orientimit të publikut nga e vërteta. Vetëkuptohet që këto deklarime i shërbejnë dukshëm serialit, e bëjnë atë më interesant e më të klikuar. Gjithsesi, edhe për këtë mediat e kanë një justifikim: përderisa ngjarja është bërë publike, të gjitha palët kanë të drejtën e shprehjes. E kundërta do të ishte privim dhe censurë.

Nëse të gjitha këto janë të diskutueshme, ka diçka që është qartësisht skandaloze: rrjedhja në media e deponimeve që adoleshentët po bëjnë gjatë hetimit. Po publikohen detaje të tilla si: kur dhe pse vajza vendosi të kishte marrëdhënie seksuale me djalin që pëlqente, si nisi zinxhiri i kalimit të saj dorë më dorë, shkonte vetë apo e detyruar, kush e përdorte videon, a bëhej pagesë për seksin, ç’do të blihej me paret e mbledhura etj., etj..

Detaje të tilla janë pjesë e procesit hetimor dhe, të kombinuara me shumë të tjera ndihmojnë prokurorin e më pas gjykatësin të rindërtojnë sa më saktë ngjarjet dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë shkallën e fajit të secilit. Çështja është pse duhen bërë publike. Për të shuar kureshtjen e lexuesve dhe teleshikuesve, për të shtuar numrin e klikimeve apo thjesht për të kënaqur qasje perverse të atyre që i përhapin?

Interpretimet mund të jenë shumë, por një gjë mbetet e sigurt: të gjitha harxhet i paguajnë të miturit e përfshirë në skandal, të gjithë: jo vetëm viktima, por edhe të akuzuarit. Kodi Penal sanksionon prerë ruajtjen e privatësisë së të miturve. Një nga nenet thotë shprehimisht: “Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit që ndodhet në konflikt me ligjin, të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale”.

Ligji është në rregull, por në rastin e Kavajës po luhet një komedi e dhimbshme, thënë ndryshe një komedi e zezë, cinike në thelb. Ndërsa po tregohet dhe ritregohet skandali, të gjithë po bëjnë kujdes që të mos përmenden emrat, të mos publikohen fotot dhe të dhëna të tjera personale. Medemek, ruajmë privatësinë e të miturve.

Në fakt, qoftë të akuzuarit, qoftë viktima janë të identifikuar nga kavajasit, i njohin me rrënjë e me degë, me soj e me sorollop. Stigma negative që ka krijuar shtjellimi i kësaj ngjarjeje si sensacion do t’i shoqërojë gjatë, do jetë e pranishme si një damkë në jetët e tyre të ardhshme.

Kërkimet psikologjike dëshmojnë se të miturit që përjetojnë përfolje të tilla publike rehabilitohen më me vështirësi dhe kanë probleme në jetën e mëpastajme. Këto probleme fillojnë me shëndetin mendor, rrisin mundësinë për depresion, për çrregullime të stresit post-traumatik, për abuzime me drogën dhe alkolin etj.. Të gjitha këto çrregullime bëhen më të mundshme ngaqë adoleshentë të tillë rrezikojnë të jenë pre e bulizmit nga bashkënxënësit dhe më gjerë.

Parë kështu, një pjesë e mirë e ligjërimit publik për këtë skandal ngjan më shumë si përgojim se sa si informim dhe të kujtojnë personazhin e proverbit që u nis të rregullonte vetullat po nxori sytë.

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Humb jetën minatori brenda galerisë në Bulqizë

Humb jetën minatori brenda galerisë në Bulqizë

Avokati rrëfen historinë e divorcit të Edi Ramës me Makoçin: Pse këmbëngulte të ndaheshin

Avokati rrëfen historinë e divorcit të Edi Ramës me Makoçin: Pse këmbëngulte të ndaheshin

“Mos merr pozicionin e virgjëreshës”, Gjonaj i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Kryemadhit

“Mos merr pozicionin e virgjëreshës”, Gjonaj i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Kryemadhit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com