Kur thua Kupë Turqie, atëherë Sokol Cikalleshi përgjigjet “këtu”. Sulmuesi nga Kavaja, në xhiron e kombëtares kuqezi, gjatë fazës së parë, të luajtur me skuadrën e Gëztepe Izmir, në shtatë ndeshje kampionat nuk mundi të lërë gjurmë, por arriti të realizonte dy gola në Kupën e Turqisë. Në janar, Cikalleshi u transferua në formulën e huazimit te Akhisarspor, pasi në pronësi të Osmanlispor.
Në përballjen ndaj Kasimpasa, në Kupën e Turqisë, Cikalleshi ka realizuar dy gola të bukur. I pari, duke fluturuar me kokë në krosimin e bërë nga krahu i majtë i shokut të skuadrës. Një planzhon perfekte për Cikalleshin.
https://twitter.com/a2turkiye/status/1093575000869740544
Sa i përket golit të dytë, një perlë e vërtetë…
https://twitter.com/a2turkiye/status/1093582340738220032
Kjo ishte çerekfinalja e vajtjes dhe më 26 shkurt, Akhisar do të duhet të udhëtojë në fushën e Kasimpasa për ndeshjen e kthimit. Akhisar realizoi edhe një tjetër gol, por miqtë ngushtuan në 3-1 përfundimtar.