E shtunë, 11 Korrik, 2020
23 C
Tirana

Turistët e huaj për Shqipërinë e vitit 1969: Fukarallëk i tmerrshëm, njerëz të frikësuar, të uritur e rreckosur

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga Kastriot Dervishi/ Regjimi komunist përveçse duhet kujtuar për diktaturën e pashembullt e barbare që ushtroi mbi popullin shqiptar duhet sjellë ndër mendje edhe për politikat ekonomike të mbrapshta që sollën veçse jetë të keqe, varfëri e transformime gjenetike. Një regjim që e nisi me triska dhe e mbylli po me triska.

Një regjim kriminal që e çoi këtë popull në mes të Europës me standardin e popujve të Afrikës ku diskutohej gjithë vetëm buka e gojës. Në vitin 1969 një grup turistësh nga disa vende të Europës u lejuan të vizitojnë tokën e ndaluar, Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës.

Kureshtja e madhe se çfarë ishte ky vend i mbyllur i ka bërë turistët të zbulojnë pa shumë mund realitetin që fshihte udhëheqja komuniste e vendit, varfëri ekstreme dhe një popull i rreckosur e i uritur.

Në kohën kur Shqipëria ishte “kështjella e MaoCeDunit” në Europë, paraqitej në gjendjen e komentuar si më poshtë. Por nuk duhet harruar fakti se turistët pothuaj nuk kanë parë mizerjen e fshatit shqiptar, standardi i jetesës i të cilit nuk kishte të krahasuar për keq me vendet ku ato kishin qenë. Më poshtë do gjeni disa ekstrakte nga letrat e turistëve.

Turist nga Belgjika

Vendi ku jam duke vizituar është shumë i prapambetur sa nuk mund ta imagjinoja dot. Ja për kujtim dy pulla të këtij vendi shumë të varfër. Ja një prapambetje nga vendi më i prapambetur i Europës, nuk mund ta imagjinosh dot atë që pashë këtu.

Turist nga Britania e Madhe

Ky është vend shumë i varfër. Mbjellin oriz, duhan, punojnë të gjithë në ferma kolektive. Lenini s’ka ardhur… 

Turist nga Austria

Sipas gustos sime, Shqipëria nuk është e bukur nga ana panoramike, por gjithçka është e vobektë dhe e ndyrë. Vendi është me të vërtetë i bukur, çmimet janë po aq të lartë sa edhe te ne, por vendi është shumë i vobektë. Përshëndetje të përzemërta nga një vend që pothuaj nuk e njeh njeri. Jemi në një vend superkomunist në ndikimin e Mao Ce Donit. 

Turist nga Italia

Ta dish sa e shëmtuar është Shqipëria, gjithçka është për të qeshur, por do ta shpjegoj kur të jem aty. Në spitalin socialist është rreptësisht e ndaluar të pranosh dhurata nga ana e mjekëve dhe infermierëve, se ndryshe po i zbuluan hiqen nga puna dhe dërgohen me dënim në spitale të këqija ose në punë të detyruar….Këtu nuk ekziston asnjë biçikletë pasi kanë humbur edhe pedalet. Këtu është e ndaluar që të flasin gratë dhe burrat, sepse po panë ndonjërin ose ndonjëherë ia rregullojnë qejfin menjëherë, këtu të vrasin e nuk të bëjnë proces. Këtu ka shumë policë e sekrete. 

Marinari huaj italian me origjinë shqiptare

(I drejtohet babait shqiptar) Çdo gjë që pashë këtu m’u duk e papëlqyer. Me të huajt këta nuk flasin, por largohen prej tyre. Doja të dërgoja një kartë postale, por nuk gjeta, këtu nuk ka të tilla. Në Shqipëri asgjë nuk më pëlqeu. U bërapishman që je shqiptar. Çdo gjë këtu është e zymtë dhe e papëlqyer, çdo gjë e varfër. Fëmijët gjysmë të zbathur, e duan regjimin e tyre. Kudo sheh emrin e udhëheqësit të tyre. Ka një disiplinë e papajtueshme me Rusinë. Nuk ka asgjë, çdo është shumë e varfër, është si një fshat, pa shikoni çfarë vendi komunist. Kudo ka roje të armatosura. Unë mendoj se ata e urrejnë punën e tyre si urrej unë atë që bëjnë ato. Asnjëri këtu nuk e do regjimin komunist. Shqipëria është dramë. Punojnë gra shtatzëna për shkarkimin e vaporëve. 

Turist nga RFGJ

Do të qëndrojmë dy ditë në Kinën e vogël. Vendi është tmerrësisht i varfër dhe i prapambetur. Si panoramë vendi është shumë i bukur, ne banojmë në hotelin më të bukur në pjacë e cila lë shumë për të dëshiruar…Ndodhemi në një vend super komunist ku në krye të së cilës është ndikimi i Kinës së Kuqe. …Hotelet janë shembullore dhe ushqimi shumë i mirë, vendi shumë i vobektë dhe populli shumë i shtypur. Vendi pjesërisht i pikëlluar dhe i vobektë në bimësi, njerëzit përkatësisht të mbyllur dhe të druar (frikacakë).  …Puna këtu në Shqipëri është alla orientale. Ne gëzohemi që jetojmë në Gjermani, këtu është një fukarallëk i tmerrshëm. Kur hipim në autobusë, na shohin sikur të ishim astronautë…Në Tiranë është një fukarallëk i tmerrshëm. Na ndjekim kudo me shikimin e këtyre gjurmëve. Në kryeqytet shumë rrallë kalon ndonjë makinë. Lëvizja bëhet me gomarë e kuaj. Hoteli është krejt feudal. Popullsia është shumë e varfër, pjesërisht duket si në epokën e gurit. Shqiptarët janë shumë agresorë, ne u përpoqëm të hyrë në bisedë me shoqëruesin e turistëve, por duhet të jesh shumë vigjilent mbasi ai është agjent i policisë sekrete. Qyteti dhe fshatrat që kemi parë deri tani janë tmerrësisht të varfra, të vogla dhe të rrënuara. …Nuk na lejohej të fotografonim gjithçka që dëshiron dhe asnjë polici apo ushtarak.

Turistët francezë

Arritëm në Shqipëri. Atje zbuluam një tjetër shoqëri që nuk mund të shpjegohet veçse me fjalë e fotografi. Në kufi na detyruan të vishemi me pantallona me gjithë vapën, sepse këtu fustanet i mbulojnë deri te pulpat. Kujtimet më të mira nga një vend i trishtuar dhe i varfër ku njerëzit janë shumë kuriozë. .. Shqipëria është një vend i varfër, kudo shikon portrete të Maos e citate. Qëndrimi ynë në këtë vend të vogël e të frikshëm policor e stalinist ishte shimë i mirë nga koha, diell, konferenca, vizita uzinash, kooperativash, vende historike, kinema, etj. I vetmi vend pro kinez. Vendi është i varfër, por regjimi në këtë vend duket se i siguron një minimum popullsisë ne të cilën për fat të keq nuk kemi asnjë kontakt. Tirana është një qytet i bukur me rrugë të gjera por pa automobila gjë që duket e çuditshme. Dyqanet janë zero.

Turist anglez

Ushqimi është si ai i shkollës së shoferëve. Ky është një vend i ri dhe vuan nga bllokada e përgjithshme. Në rrugë shikonim karroca me kuaj ose buaj. Shikon gomarë të ngarkuar me shporta që mbajnë perime. Shqipëria është një vend primitiv, shumë i varfër. Gratë vishen me kostume siç i sheh në kartolinë, ndërsa burrat vishen si në Perëndim. Në përgjithësi njerëzit vishen si në kohën e Krishtit, këtu ka shumë varfëri…Njerëzit na shikonin me urrejtje sepse janë mësuar të urrejnë çdo gjë perëndimore, si kulturën edhe njerëzit. Por kishte edhe njerëz që na shikonin me dashuri. Shqipëria është një vend komunist me kuriozitete. Nëse u jep ndonjë dhuratë, ata inatosen. Po e njëjta gjë ndodh nëse i fotografon….

Turist suedez

Ky është një vend komunist i drejtuar nga Kina. Shokët e mi suedezë i detyruar të qethin flokët dhe të heqin minifundet. Shqipërinë unë e dua dhe mendoj ashtu siç mendojnë ata se komunizmi është një rrugë e mirë për ndërtimin e një vendi, por një gjë është që nuk jam dakord me ta në asnjë mënyrë për sa i takon ndalimit të fesë. Unë jam kristian dhe mendoj se njerëzit nuk mund të jetojnë pa fe. Shqipëria para se të vendosje komunizmi ka qenë në shumicë myslimane dhe është shumë gabim të heqësh një diçka që njerëzit e kanë besuar në shekuj dhe e kanë të nevojshme.

Marinarë italianë

Çfarë mund të them për vendin do ta merrni me mend. Njerëz të varfër, ushtarë të veshur si kinezë që nuk të lënë të vësh këmbën në tokë, nuk duan që të flasësh me asnjeri. Këtu punojnë gratë të veshura me pantallona të arnuara keq…/55news/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...

Pak ditë më parë festoi me 18 mijë tifozë, ekipi serb “mbërthehet” nga koronavirusi

Gjashtë lojtarë të ekipit serb të futbollit, Crvena Zvezda të Beogradit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, i...

A do të mbyllen të hënën? Merret vendimi përfundimtar për transportin urban

Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se Shoqata e Transportit ka anuluar vendimin e marrë...