Presidenti Ilir Meta ka postuar një selfie, ku shfaqet në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Washington.
Në një përshkrim të shkurtër në Facebook, Meta tregon bisedën me Sekretarin amerikan të Shtetit, teksa rrëfen se kanë folur për partneritetin e shkëlqyer të vendeve dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.
“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.
Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.