Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është kursyer aspak ndaj socialiste, teksa fliste për diplomimin e deputeteve më të reja të LSI-së, Kërpaçit dhe Mehmetajt.
Kryemadhi iu referua ironisë së djeshme të Lleshajt në Komisionin e Ligjeve, i cili i tha Mehmetajt: “Me ty flas kur të mbarosh diplomimin”.
Kryetarja e LSI-së nuk u kursye aspak, teksa tha:
“Ka vetëm një diplomë në të cilin juve s’ua kalon njeri, është diploma e të lëpirit menderen e shefit, këtë dini ta bëni shumë mirë”, shpërtheu Kryemadhi.