Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Çudira shqiptare/ Ndërroi jetë në vitin 1991, por u martua 6 vjet më vonë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çudira shqiptare/ Ndërroi jetë në vitin 1991, por u martua 6 vjet më vonë

Kaleme Spaho, banore e Librazhdit, i është drejtuar emisionit “Stop” për një çështje familjare në kufijtë e absurdit. Gjyshi i saj, Hamit Luka, i martuar me Aishe Lukën, sollën në jetë nënën e Kalemes, Sanije Luka.

Në vitin 1953 gjyshi shkon për të jetuar në Belgjikë me Mereme Balliun. Ai ndërron jetë në vitin 1991. Por sipas një vendimi gjykate Hamit Luka rezulton që është martuar në vitin 1997, pra 6 vjet pas vdekjes.

“I jam drejtuar ‘Stop’-it për një çështje familjare. Gjyshi im i ndjerë Hamit Luka ka qenë i martuar me Aishe Lukën dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë nëna ime Sanije Luka. Hamiti me Aishen kanë jetuar bashkë deri në vitin 1953. Hamiti paska vazhduar jetën e vet në Belgjikë me një grua tjetër, e cila quhet Mereme Balliu. Nuk e di kur është martuar, nuk kemi absolutisht të dhëna. Në 91 kur erdhi demokracia gjyshi kthehet në Shqipëri. Si trashëgimtare e vetme ngelet Sanija. Regjistrimet dhe certifikatat na dalin në rregull. Kur marrim një certifikatë në vitin 1997, na del pjesëtare Mereme Balliu, e martuar në vitin 1997, në një kohë që gjyshi im ka ndërruar jetë në vitin 1991”, thotë Kaleme Spaho.

Gazetarja: Ky është akti i vdekjes së gjyshit tënd, në vitin 1991?

Kaleme Spaho: Po

Gazetarja: Ndërsa këtu kemi një certifikatë, ku në fund lexohet Aishe Luka shkurorëzuar në vitin 1953 ndërkohë me Mereme Balliun është martuar në vitin 1997. Si ka mundësi? Ai ka vdekur në vitin 1991 dhe është martuar në vitin 1997?

Kaleme Spaho: Ndoshta është ngritur prapë?

Gazetarja: Tani ti e di ku është martuar gjyshi yt?

Kaleme Spaho: Në vitin 1991 e di që ka vdekur. Nuk e di. Si u ngritka nga varri dhe u martoka, nuk e kuptoj. Prandaj i jam drejtuar “Stop”-it për të zbardhur këtë çështje.

Për këtë rast, “Stop” iu drejtua Gjendjes Civile të qytetit të Librazhdit.  Në gjendjen civile të Librazhdit thonë se nuk kanë asnjë të drejtë të kundërshtojnë vendimet e gjykatës, ndaj Hamit Luka rezulton me dy bashkëshorte.

Gazetarja: Si ka mundësi që një person që ndërron jetë në vitin 1991 martohet në vitin 1997?

Vjollca Vreto, punonjëse e Gjendjes Civile Librazhd: Edhe unë këtë pyetje i bëra vetes. Si ndodh? Nuk ka ndodhur në vitin 1997, është jashtë çdo logjike. Por pse është vendosur në vitin 1997?Kkëtë duhet të gjejmë.

Vjollca Vreto: Nëse zonja e ka bërë para vitit 1991 martesën në Belgjikë, për arye të saja…

Gazetarja: Përse nuk e ka paraqitur më përpara?

Vjollca Vreto: Epo këtë duhet të gjejmë, përse nuk e ka paraqitur më përpara.

Gazetarja: Është e lejueshme që edhe pasi vdes të paraqesësh dokumentin?

Vjollca Vreto: Në momentin që një person vdes shuhen të gjitha të drejtat. Nuk e di si ka ndodhur, nuk mund të hamendësoj. Në regjistër nuk shkruhet kush e ka bërë regjistrimin. Punonjësja e gjendjes civile nuk mund të kundërshtojë aktet e gjykatave. Jemi të detyruar të vendosim aktin e gjykatës. Në këtë rast, qytetari që ka probleme të tilla, mund të rihapë çështjen në gjykatë dhe të hedhë në gjyq gjyqtarin apo kush e ka bërë këtë. Por ne si punonjës nuk mund të kundërshtojmë një vendim gjykate.

Gazetarja e “Stop” pyet Kalemen se përse mund të ketë ndodhur gjithë kjo ngatërresë.

“Kjo ka ndodhur për çështjen e pasurisë, përderisa gjyshi im ka qenë i përndjekur politik. Mami mori këstin e parë, nga zilia na del edhe një person tjetër, Mereme Balliu, që rezulton të jetë e martuar me gjyshin tim në vitin 1997, kur gjyshi im ka ndërruar jetë në vitin 1991. Njëra (grua) rezulton me letra, kurse tjetra se dimë nga ka ardhur.”

Gjyqtari që ka dhënë vendimin në vitin 1997 është larguar jashtë vendi dhe të paktën nuk rezulton se jep më vendime në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ku bën pjesë edhe Librazhdi.

Për këtë arsye, Kalemja i ka parashtruar disa kërkesa Gjykatës së Elbasanit, të cilat janë: Vendimi i shkurorëzimit të Hamit Lukën me Aishe Lukën; vendimi i aktit martesor i Hamit Lukës me Mereme Balliun dhe së treti, rishikimi i të gjithë këtij vendimi, që në fakt është absurd.

Më 24 Janar të vitit 2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kthen përgjigje se sipas verifikimeve të bëra në indekset e vitit 1953 nuk rezulton që palët Aishe Luka dhe Hamit Luka të kenë zgjidhur martesën, ndërsa sa i përket aktit martesor mes Hamit Lukës dhe Mereme Balliut drejtohuni zyrës së gjendjes civile në Bashkinë Librazhd.

Në gjykatën e Elbasanit, thonë, se e vetmja gjë që mund të bëhet, është një padi për pavlefshmëri vendimi. Të njëjtin qëndrim shpreh edhe avokatja Orgesa Serani.

Avokatja Orgesa Serani: Për sa i përket divorcit, duke filluar që nga viti 1912, kur është hartuar Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë, deri ën ditët e sotme, mënyra për zgjidhjen e martesës është vetëm duke iu drejtuar gjykatës. Nëse i referohemi lidhjes së martesës, rezulton që është bërë lidhje martese me personin , i cili ka ndërruar jetë. Mendoj se është një vendim i pabazuar në ligj. Duhej të kishim një vendim shkurorëzimi, një rast divorci me bashkëshorten e parë dhe më pas martesë me bashkëshorten e dytë. Gjendja civile nuk duhej ta kishte regjistruar këtë vendim sepse edhe nëse e lexojmë këtë vërtetim, nuk thuhet që është një vendim i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar nga zyra e gjendjes civile.

Avokatja thotë se qytetarja duhet t’i drejtohet Gjykatës së Rrethit Elbasan për rishikim të vendimit, ose t’i drejtohet gjykatës përsëri për pavlefshmërinë e veprimit juridik të ndjekur nga ana e zyrës së gjendjes civile. /tvklan.al/

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre
Aktualitet

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

10:02 | 05/12/2025
“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin
Aktualitet

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

09:41 | 05/12/2025
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona
Aktualitet

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Next Post
Tapeti i kuq ‘mallkimi’ i Mourinhos, ja çfarë i ndodh në Rusi (Video)

Tapeti i kuq ‘mallkimi’ i Mourinhos, ja çfarë i ndodh në Rusi (Video)

Rrëfimi i ish-drejtorit të Burgjeve: Ja si u hap tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

Rrëfimi i ish-drejtorit të Burgjeve: Ja si u hap tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

Lind në një ditë me Ronaldon, emri i vajzës së Bonuccit shumë i njohur në Shqipëri

Lind në një ditë me Ronaldon, emri i vajzës së Bonuccit shumë i njohur në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre
Aktualitet

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

by mirseda
10:02 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet...

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

09:41 | 05/12/2025
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

09:19 | 05/12/2025
Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

09:02 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com