Nertila Koka, një nga këngëtaret më të shquara shqiptare të fundkohës së komunizmit është rishfaqur me anë të një videoje të postuar prej saj në YouTube.
Qysh pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri ajo e la skenën dhe emigroi jashtë vendit. Aktualisht jeton bashkë me familjen në Goteborg të Suedisë.
E mësuar me skenën, qoftë atë të festivaleve, por me sheshxhirimet e filmave artistikë, duket ajo ka vendosur të rikthehet. Porse këtë radhë ka zgjedhur të konkurrojë jo më si një artiste, por si një amvisë e talentuar në gatimin e recetave të ndryshme.
Në videon e parë të saj të, publikuar para dy ditësh, ajo, më një shqipe të kulluar, propozon një recetë për përgatitjen e bukës në kushtet e shtëpisë.
Nertila Koka ka lajmëruar gjithashtu se do të paraqesë edhe receta të tjera, ndërsa për të parë rezultatin e kësaj prove të parë mund të ndiqni videon e mësipërme.
TIRANA TODAY