Pavarësisht se vajza që doli sot në videon e publikuar nga Rama tregoi diplomat dhe notat e saj ekselente, për Berishën, ajo është punësuar për shkak të lidhjeve politike.
Teksa ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha shkruan se «kjo është ekselentja që punësoi Edvin Kristaq Mashtrimi».
Në mesazhin e dërguar nga qytetari thuhet se vajza në video e paraqitur si ish-studente dhe e punësuar në administratë falë rezultateve të saj ekselente është nusja e djalit të një drejtori në ministrinë e Energjetikës.