Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump kërkon unitet politik në SHBA, zotohet të ndërtojë murin me Meksikën

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Trump kërkon unitet politik në SHBA, zotohet të ndërtojë murin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shfrytëzuar të martën fjalimin e tij drejtuar kombit, për t’u zotuar edhe një herë se do të ndërtojë murin me Meksikën.

Kjo temë është kthyer në çështje të ndarjes së thellë partiake në SHBA, derisa Trump ka thënë edhe se “hetimet qesharake” të demokratëve mund të dëmtojnë prosperitetin amerikan.

Ai ka mbajtur fjalimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres, ndonëse është duke u përballur me mospajtime politike rreth kërkesave të tij për të ndërtuar murin, i cili ka thënë të jetë shumë i nevojshëm për të ndalur imigrimin ilegal dhe kontrabandimin e drogës.

Ai e ka cilësuar imigrimin ilegal si “krizë kombëtare urgjente”, mirëpo nuk është ndalur shumë tek ideja për shpalljen e gjendjes emergjente, e cila do t’i lejonte atij të siguronte paratë për murin pa miratimin e Kongresit.

Në vend të saj, presidenti amerikan u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis deri më 15 shkurt.

“Në të kaluarën, shumica e njerëzve në këtë dhomë kanë votuar për murin, mirëpo muri i duhur nuk është ndërtuar asnjëherë. Do të ndërtohet”, ka thënë Trump para Kongresit.

Për demokratët, një ide e tillë konsiderohet e paefektshme dhe humbje e të hollave.

Ndërkohë Trump ka paralajmëruar demokratët për përpjekjet e tyre që të hetojnë administratën e tij, si dhe ka përmendur përfshirjen e SHBA-së në luftëra të huaja, çka sipas tij mund të dëmtojë ekonominë amerikane.

“Një mrekulli ekonomike është duke ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe gjërat e vetme që mund ta ndalin atë janë përfshirja në luftëra të kota, politika, apo hetime partiake qesharake”, është shprehur ai.

Deklaratat e tij kanë ardhur pas demokratët, që tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë planifikur të zhvillojnë një seri të hetimeve ndaj administratës së Trumpit, teksa edhe Këshilltari Special, Robert Mueller heton ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, si dhe ndonjë bashkëpunim të mundshëm të mes të këtij shteti me fushatën e Trumpit.

Rusia mohon vazhdimisht këto pretendime dhe ka thënë se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim.

Pelosi e shqetësuar

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila ishte veshur në të bardha, bashkë me shumë gra tjera, për të festuar përvjetorin e 100-të, prej kur gratë amerikanë kanë fituar të drejtën për të votuar, ka duartrokitur me shqetësim disa herë, si dhe është parë e pakënaqur gjatë adresimit të Trumpit.

Ajo nuk ka treguar asnjë shenjë për bashkëpunim me Trumpin sa i përket çështjes së ndërtimit të murit.

Megjithatë presidenti amerikan ka shfrytëzuar fjalimin e tyre për të ofruar një dozë të kompromisit në çështjet e uljes së çmimit të ilaçeve, ndërtimit të rrugëve, urave dhe pjesës tjetër të infrastrukturës.

Adresimi tij televiziv ka qenë mundësia më e mirë për të treguar se është i nevojshëm ndërtimi i murit. Fjalimi është mbajtur me një javë vonesë për shkak të mbylljes së Qeverisë, e cila ka përfunduar më 25 janar.

“Po e them thjeshtë, muret funksionojnë dhe muret shpëtojnë jetë. Prandaj, le të punojmë së bashku, të bëjmë kompromis dhe të arrijmë një marrëveshje që do të sigurojë Amerikën”, është shprehur Trump.

Pjesë e ndalesës në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.
Pjesë e ndalesës në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Moment i rrallë i unitetit

Pavarësisht thirrjeve të presidentit për bashkim, demokratët kanë qenë të ftohtë për pothuajse gjithë takimin.

Mirëpo kur presidenti ka folur për fuqinë e kombit amerikan, anëtarët e partisë së tij kanë nisur të brohorasin dhe të thërrasin “SHBA!”

Demokratët kanë qëndruar të ulur nëpër karriget e tyre, derisa disponimi ka ndryshuar papritur kur presidenti ka përmendur numrin rekord të grave të Kongres, me ç’rast të gjithë u janë bashkuar thirrjeve “SHBA”.

Momente të tilla janë të rralla në këtë legjislaturë, derisa Trump ka qenë në mes të gjithë kësaj situate.

Gratë në Kongres, të veshura në të bardha.
Gratë në Kongres, të veshura në të bardha.

Trump dhe politika e jashtme

Presidenti amerikan ka konfirmuar në këtë takim se do të mbajë një samit të dytë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong un më 27-28 të këtij muaji në Vietnam.

“Pengjet tona janë kthyer në shtëpi, testimet bërthamore janë ndalur dhe nuk ka pasur asnjë nisje të raketave në 15 muaj. Nëse nuk do të isha president i SHBA-së, unë mendoj se tani ne do të ishim në një luftë të madhe me Korenë Veriore”.

“Ende ka shumë punë për të bërë, mirëpo marrëdhënia ime me Kim Jong-un është e mirë”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë thirrje për vëmendje në përpjekjet e tij për të rishkruar marrrëveshjet tregtare me Kinën dhe kombet tjera, ashtu që të krijojë siutuatë më të favorshme për SHBA-në.

Teksa këshilltarët e tij ekonomikë janë duke punuar në hartimin e paktit me Kinën, Trump ka thënë se marrëveshja “duhet të përfshijë ndryshim të vërtetë dhe t’iu japë fund praktikave të padrejta tregtare, të ulë deficitin kombëtar dhe të ruajë vendet e punës në SHBA”.

Ai ka përmendur edhe kërcënimet e Iranit kundër Izraelit.

“Ne nuk do të largojmë sytë nga regjimi që brohorit, Vdekje Amerikës dhe kërcënon me gjenocid kundër hebrenjve”, ka deklaruar Trump.

Lideri amerikan ka thënë se mbështet përpjekjet për të larguar nga pushteti presidentin e sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro, si dhe ka shpallur fitore ndaj grupit militant, Shteti Islamik.

Sipas tij, administrata Trump është duke zhvilluar “bisedime kontruktive” me talibanët për të gjetur një zgjidhje që siguron paqen në Afghanistan./ REL

TË LIDHURA

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!
Bota

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

08:25 | 25/10/2025
U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian
Bota

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Next Post
Shkarkimi i Çipës, kush vjen në krye të Drejtorisë së Burgjeve

Shkarkimi i Çipës, kush vjen në krye të Drejtorisë së Burgjeve

Shijak/Një 67-vjeçar djeg veten me benzinë

Shijak/Një 67-vjeçar djeg veten me benzinë

“Institucionet kanë dështuar”, GSHDN reagon për ngjarjen në Kavajë

“Institucionet kanë dështuar”, GSHDN reagon për ngjarjen në Kavajë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025




TË FUNDIT

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!
Bota

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

by mirseda
08:25 | 25/10/2025
0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të premten që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, e cila...

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com