Jelena Peshkatari është alpinistja shqiptare që ka ngjitur me sukses majën e Andeve në Argjentinë me lartësi 6962 metra.
Peshkatari është ngjitur në Aconcagua, ndërsa njoftimin e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka edhe një mesazh për vajzat e gratë shqiptare.
“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, ka shkruar ajo.