Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bien kreditë dhe depozitat, shqiptarët kanë më pak para

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bien kreditë dhe depozitat, shqiptarët kanë më pak para

Depozitat e familjeve dhe bizneseve shqiptare në bankat e nivelit të dytë pësuan një rënie të lehtë prej 1.3% gjatë vitit 2018, viti i dytë rradhazi me rënie pas afro dy dekadash rritjeje të vazhdueshme, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara të martën nga Banka e Shqipërisë.

Depozitat në banka ishin në fund të dhjetorit në total 989 miliardë lekë, afro 13 miliardë ose 100 milionë euro më pak se sa në vitin 2017.

Depozitat e mbajtura në lekë ranë me 3.7% ndërsa ato në valutë me 8.9%. Një pjesë e rënies së treguar te depozitat në valutë reflekton rënien e vlerës së euros kundrejt lekut dhe si e tillë nuk mund të merret siç shihet në pamje të parë. Kjo ndodh për shkak se depozitat në valutë këmbehen me kursin mesatar të ditës së raportimit para se të raportohen në vlerën e tyre kontabël në lekë. Megjithatë, fakti është që edhe depozitat në lekë, të cilat nuk reflektojnë kursin e këmbimit, kanë pësuar rënie.

Sa i përket monedhës së preferuar për të mbajtur depozita, euro vijon të forcojë rolin e saj në kursimet e shqiptarëve. Pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për “deeuroizim“, në fund të vitit 2018, 53% e kursimeve ishin në euro dhe 47% në lekë. Kjo është një situatë e ndryshme nga një dekadë më parë. Në vitin 2008, psh, vetëm 42% e depozitave mbaheshin në valutë.

Nga ana tjetër, volumi i kredisë i mbajtur nga kompanitë dhe individët shqiptarë shënoi një rënie të madhe prej 17 miliardë lekësh ose 3.2% gjatë vitit të kaluar. Në total teprica e kredisë, e cila përfaqëson detyrimet e bizneseve dhe individëve ndaj bankave, ra në 533 miliardë lekë nga 550 miliardë që ishte në vitin 2017. Rënia e vitit të kaluar është njëkohësisht rrjedhojë e fshirjes një pjese të kredive të humbura nga bilancet e bankave por edhe e volumit krahasimisht të paktë të kredisë së re të dhënë nga bankat shqiptare.

Treguesi i tretë i rëndësishëm që shënoi luhatje jonormale gjatë vitit të kaluar ishte agregati monetar M2, ose stoku i parasë. Në dhjetor 2018, M2 ra me 1% në bazë vjetore.

Të dhënat e depozitave, kredisë dhe stokut të parasë dhe rënia e njëhershme e tyre e bëjnë të çuditshme rritjen ekonomike të regjistruar gjatë vitit të kaluar, rreth 4% në terma realë dhe rreth 6% në terma nominalë. Mbetet e paqartë se si ekonomia është rritur ndërkohë që kredia, depozitat dhe stoku i parasë ka pësuar rënie./BIRN/

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Dhuna ndaj Skënderbeut në Fushë-Krujë, zbardhet vendimi i Disiplinës

Dhuna ndaj Skënderbeut në Fushë-Krujë, zbardhet vendimi i Disiplinës

Video e frikshme/ Njerëzit ‘përpihen’ nga rrëshqitja e dheut, 11 të vdekur

Video e frikshme/ Njerëzit 'përpihen' nga rrëshqitja e dheut, 11 të vdekur

“Aleanca e Qytetërimeve nuk do të mbijetonte pa Turqinë”

“Aleanca e Qytetërimeve nuk do të mbijetonte pa Turqinë”







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com