Ditën e djeshme spitali Hygeia bëri hapjen e qendrës Dermo Estetike ‘Anassa’ me një rikonceptim dhe hapësirë më të madhe për t’i ardhur sa më pranë kërkesave të klientëve. E menduar si një qendër gjithëpërfshirëse bukurie për këdo Anassa vjen ne këtë hapësirë te re me aparatura teknologjike dhe teknika bashkëkohore ne fushën e trajtimeve të bukurisë.
Bashkëpunimi me mjekë të huaj është një tjetër hap i ndërmarrë nga kjo qendër për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale plastike, rikonstruktive dhe atë të dermatologjisë e trajtimeve dermo – estetike.
“Ne Spitalin Hygeia sot inaugurojmë qendrën Anassa, qendrën e estetikes dhe bukurisë. Kësaj qendre i është dedikuar një investim mjaft i konsiderueshëm nga spitali Hygeia dhe i është dhënë ne dispozicion një hapësirë mbi 300 m2. Kjo për t’i ardhur sa me pranë të gjitha nevojave qe ka tregu i estetikes dhe bukurisë. Gjithë projekti është qe ta ktheje këtë klinike ne një qendër referimi jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne rajon. Synimi i kësaj qendre është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve te personalizuara konform standardeve ndërkombëtare”- tha Mario Karaj – Drejtor ekzekutiv Spitali Hygeia.
“Ne spitalin Hygeia kemi vendosur qe ti japim nje hapsire me te madhe qendrës dermo – estetike Anassa, duke sjelle aparatura te fundit dhe bashkëkohore ne këtë fushe. Jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore por edhe nga trajtimet e bukurisë kjo qendër kujdeset qe pacientet te marin informacionin e duhur mbi procedurat dhe ofron cilësinë e produkteve bio, duke përfshirë këtu edhe kremin Vagheggi”- tha Rezalda Allajbeu – Menaxhere e klinikes Anassa.
“Qe prej 1 viti kam vendosur te rimar Vagheggi si distribucion, jo me kot por sepse është një linje shume natyrale te cilën unë vete mendoj qe njerëzit duhet te jene shume natyral ne jetën e vet. Kjo klinike ofron te gjitha shërbimet dermo estetike ne fushën e trajtimeve te bukurisë”- tha Isida Mollaymeri – përfaqësuese e Vagheggi ne Shqipëri./BW/