Një grup studentësh në Universitetin e Shkodrës kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit mëngjesin e kësaj të hëne.
Mësohet se studentët kanë vendosur para dyerve të universitetit banka dhe karrige, për të mos lejuar hyrjen e studentëve të tjerë apo pedagogëve.
Ky veprim i këtij grupimi të studentëve vjen teksa Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot. Ata shprehen se do të vijojnë bojkotin, si pjesë e protestës, dhe jo mësimin.