Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Flakë për flakë, edhe Putin tërhiqet nga pakti për raketat, prag konflikti Rusi-SHBA

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Flakë për flakë, edhe Putin tërhiqet nga pakti për raketat, prag konflikti Rusi-SHBA

Rusia i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara me të njëjtën monedhë. Vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri të njëjtë gjë.

“CNN” shkruan se presidenti rus, Vladimir Putin deklaron se Rusia ka pezulluar obligimet e saj që dalin nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi, që njihet me shkurtesën INF, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendim të ngjashëm.

Putin është takuar sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të diskutuar lidhur me vendimin e SHBA-së.

“Ne do të përgjigjemi ndaj këtij veprimi. Partnerët tanë amerikanë kanë njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes së tyre në këtë traktat, kështu që edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë”, u shpreh Putin.

Putin e urdhëroi Lavrovin që të mos nisë asnjë bisedim të ri për INF-në me SHBA-në, duke thënë se Moska do të pres përgjigjen e Uashingtonit lidhur me propozimet paraprake të Rusisë për të shpëtuar këtë marrëveshje.

“Gjatë viteve të fundit, ne kemi parë se partnerët tanë nuk po përkrahin iniciativat tona. E kundërta, ata vazhdimit kanë nxjerr pretekste për të dëmtuar sistemin global të sigurisë”, tha Putin.

Ndërkaq, Putin shtoi se Ministria e Mbrojtjes do të nisë zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore, përfshirë edhe raketat supersonike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo një ditë më parë njoftoi se SHBA-ja do të pezullojë obligimet nga Traktati për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti. Ai tha se SHBA-ja do të tërhiqet nga ky traktat për gjashtë muaj.

Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post
Ekzekutimi i Devi Kasmit, publikohet video ku shfaqet speciali grek

Ekzekutimi i Devi Kasmit, publikohet video ku shfaqet speciali grek

Burri i vdiq dhe e la me 4 fëmijë, apeli i dhimbshëm i 28-vjeçares: I gënjej që të harrojnë urinë

Burri i vdiq dhe e la me 4 fëmijë, apeli i dhimbshëm i 28-vjeçares: I gënjej që të harrojnë urinë

Zbulohet projekti që ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Kosovës

Zbulohet projekti që ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com