E premte, 10 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Burri i vdiq dhe e la me 4 fëmijë, apeli i dhimbshëm i 28-vjeçares: I gënjej që të harrojnë urinë

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Migena Buzarakaj është vetëm 28-vjeçe, por jeta e ka vendosur përballë një sfide shumë të madhe. Prej tre muajsh tashmë bashkëshorti i ndërroi jetë, duke lënë pas katër fëmijë. Stiven 8 vjeç, Ismete 7 vjeçe Antonio dhe Armina nga 4 vjeç. Jetojnë në fshatin Frakull të Madhe, Fier në një dhomë të lënë nga xhaxhai i bashkëshortit. Por, në kushte të mjerueshme. Ku fëmijët të cilët janë të sëmurë nga laringu, vuajnë çdo ditë lagështirën që ndodhet në të gjithë dhomën.

“Tani jam vetëm unë dhe katër fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Është shumë e vështirë. Këta katër fëmijët, asgjë tjetër nuk ka lënë bashkëshorti pas. Nuk kam as shtëpi, asgjë. Të rrish te shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur nuk ke ku të fusësh kokën. Kur nuk ke ku të çosh fëmijët. Kjo dhomë është e xhaxhait të burrit.

Unë nuk e kam mundësinë vetë, sado punë të punoj. Kam dalë kështu nëpër sera kush ka, por sa mund të marrësh është me orë pune. Do marrësh një 5 mijë lekësh, por çfarë do bësh më para me atë?

Sikur një dhomë ku të fus kokën, sepse fëmijët unë i kam të sëmurë nga laringu. I bëj aparatin në mëngjes dhe në darkë. Ngela dyerve të spitaleve. Para një jave e kisha çupën e shtruar me ftohmë.”

Edhe pse janë shumë të vegjël në moshë dhe kanë të vështirë t’i kuptojnë gjërat, këta fëmijë e dinë që nuk janë si shokët e tyre. Nuk i kanë mundësitë që ata kanë, nuk kanë një çati ku të fusin kokën, e shumë herë nuk kanë as bukë të mbushin barkun.

“Fëmijët thonë, o mami po ne këtu do të rrimë, nuk e durojmë dot këtë lagështirë. Sepse fillon kolla, në mëngjes dhe në darkë e kanë shumë. Po ne kush do të na i bëjë shtëpitë. Më shumë e kanë mendjen ku do të jetojnë, sesa të kërkojnë si fëmijët e tjerë lodra.

Kemi ftohtë. Te dritarja kemi vënë plastmasë se futet shiu brenda. Plastmasa bën zhurmë, këta tremben, po i gënjej ashtu si di vetë. Ça do bëj, do bëhem e fortë për këta.

Ne nuk kemi asgjë në këtë shtëpi. Kërkojnë të hanë, do të bëj mami më vonë, dale se mami tani ka këtë punë në dorë. I gënjej që të harrojnë, se kur nuk kam çfarë t’i jap. Unë fle me dy fëmijët te ky divani këtu. Shumë ngushtë është, por nuk kemi çfarë bëjmë. Më zbulohet fëmija natën, ngrihem i mbuloj. Kurse ata të mëdhenjtë te divani tjetër. Nuk kam me çfarë t’i mbuloj, ata kanë shumë ftohtë natën, por nuk kam. Ky ishte fati ynë.”

Përkrahja e vetme e Migenës janë gjyshërit e katër fëmijëve, të cilët po ashtu jetojnë në kushte të këqija. Ata mezi ia dalin mbanë me një pension dhe e kanë të vështirë ta ndihmojnë sa për t’i dhënë bukën e gojës çdo ditë.

“Vijnë edhe thonë, o gjyshi na mungon kjo e ajo. Se nuk kanë ku të përplasin kokën. Flenë edhe pa ngrënë, sikur të hanë një kafshatë bukë. Le ta hanë thatë, por të hanë një kafshatë bukë. Tani edhe atë, si ka qenë njëherë e një kohë me racione, ha kaq se do hash nesër. Shikojnë shokët që hanë një çokollatë, më këputet shpirti kur i shoh që rrinë mënjanë atje pas murit. Si e mendoni të ardhmen e këtyre fëmijëve? I lutem Zotit që të më marr mua, mos të shoh gjë. Mos t’i shoh sepse nuk shoh të ardhme. Nuk shoh të ardhme. A mund të mbahen katër fëmijë vetëm nga Migena? Punon një ditë në javë, merr 5 mijë lekë te tjetri. Por, a mund të mbahen fëmijët me kaq?”

Apeli rrëqethës është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, të cilët bëjnë thirrje kushdo që ka mundësi, për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre fëmijëve. Të cilët veç dhimbjes së humbjes të babait, i duhet të përballen edhe me vuajtjet mes ftohtit dhe urisë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania e Madhe me protokoll të ri, nis testimet derë më derë

Autoritetet britanike kanë nisur një protokoll të ri, duke testuar banorët në zonat më të rrezikuara në shtëpitë e tyre. Nga kjo e premte ka...

Balla komenton raportin e Komisionit Evropian

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar përfundimet e raportit të KE-së, duke i cilësuar ato pozitive për vendin tonë. Përmes një...

Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

Nga Mero Baze Përpara zgjedhjeve të gjithë përpiqën të krijojnë një fabulë për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha përpiqet gjithnjë të bëjë gati një...

“Njëri Kryeministër dhe tjetri President”/ Rama sqaron të vërtetën e ofertës për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me akuzat e bëra më herët sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në deklaratën e sotme për...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...