Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin e Bujqësisë, nga Lista Srpska

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin e Bujqësisë, nga Lista Srpska

Shkarkohet nga detyra ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Nenad Rikalo. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. ashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i Rikalos u vu kusht nga PSD-ja me qëllim që ta votonte Buxhetin e vitit 2019. Ministri Rikalo mori vëmendjen më të madhe pas prezantimit të ministrave të tij.

Pretendimet për krime lufte, aktivizuan Prokurorinë dhe dëshmitarë filluan të merren në pyetje. Duke tërhequr paralele me situatën ku ishte gjendur një tjetër ministër që vinte nga komuniteti serb, Aleksandar Jabllanovic, opozita nxitoi që përmes Kuvendit ta shkarkonte Rikalon.

Në debatin e ashpër në Kuvend, tetorin e vitit 2017, Rikalo ishte mbrojtur nga kryeministri Haradinaj. Mocioni i LDK-së për shkarkimin e tij, kishte marrë 27 vota pro, 40 kundër, ndërsa në fillimin e muajit nëntor, Prokuroria Speciale, bëri të ditur se nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme se Rikalo ishte i implikuar në krime lufte.

Kurse, subjekti politik i Rikalos, Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, është larguar nga qeveria që nga marsi i vitit të kaluar, si reagim ndaj arrestimit të Marko Gjuricit nga Policia e Kosovës.

REAGIMI

Pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka reaguar Lista Serbe, duke cilësuar si Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet.

“Rikalo është shkarkuar sot, sepse Lista Serbe, dhe anëtarët e saj nuk pranojnë politikë e shkeljes së të drejtave të serbëve dhe interesave të tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. Lista Serbe thonë se nga marsi i vitit 2018 janë në dorëheqje dhe se “për asnjë çmim nuk do të pranojnë të bëhen folklor dhe dekor i dikujt”.

“Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet pa pjesëmarrjen e anëtarëve legjitim të popullit serb”, thuhet në reagim.

TË LIDHURA

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë
Rajoni

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve
Aktualitet

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Next Post
Mes paletave të drurit në kamion drejt Irlandës, si u zbuluan shqiptarët

Mes paletave të drurit në kamion drejt Irlandës, si u zbuluan shqiptarët

Përllogariten dëmet marramendëse që mund të shkaktojë një sulm kibernetik

Përllogariten dëmet marramendëse që mund të shkaktojë një sulm kibernetik

“Deputetët tanë në Kuvend nuk bëjnë as për roje bilardoje”

“Deputetët tanë në Kuvend nuk bëjnë as për roje bilardoje”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

by mirseda
13:12 | 11/03/2026
0

Forcat ukrainase kanë goditur një nga fabrikat më të rëndësishme ushtarake të Rusisë, sipas deklaratës së presidentit...

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com