Zgjedhja e dy ministrave nga Kosova u bë nga Rama me qëllim për të sabotuar qeverinë Haradinaj.
Kështu shprehet gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, i cili nuk sheh asnjë qëllim fisnik në vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bërë pjesë të kabinetit të tij qeveritar dy Ministra nga Kosova, Besa Shahinin për Ministrinë e Arsimit dhe Gent Cakaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
I ftuar në Ora News, Buzhala thotë se Rama me këtë lëvizje synon sabotimin e qeverisë Haradinaj dhe kalimin e saj në plan të dytë në arenën ndërkombëtare.
Buzhala: Një tendencë për të sabotuar qeverinë e Kosovës. Rama duke shkelur mbi PS dhe kuadrot shqiptare, ai dëshiron ta konsideroje qeverinë Haradinaj si B, ndërsa qeveria Rama A dhe në Bruksel Rama të shkojë të flasë në emër të gjithë shqiptarëve.”Ta minojë” zotin Haradinaj dhe jo për arsye fisnike.