Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes së Ramës, nëse ai është në gjendje të kalojë oqeanin e të udhëtojë në SHBA.
Berisha tha se tashmë ka vendosur të ndërpresë çdo udhëtim zyrtare, duke refuzuar çdo ftesë të marrë. Por, vijon Berisha, po të dua udhëtoj që nesër në SHBA.
“I kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj më një parti politike, përfaqësoj veten time. Çdo muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur të mos udhëtoj për qëllime zyrtare. Kur të më teket Edi Rama, dije mirë, në SHBA kam arritur aty ku ti s’arrin dot kurrë. I kam respektuar demokratë apo jo, jam treguar i ndershëm me shqiptarët. Je ti ai që kë paguar për të bërë një foto me presidentin Trump”.
Më tej, fjalën e mori Rama, i cili tha se Berisha po e ngatërron atë me Bashën, pasi është ky i fundit që pagoi për një foto me Trump.