Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të ulet, në mënyrë që ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj të përfundojë fjalën e saj.
Ai i ka thënë kryedemokratit: Uluni, uluni, është femër.
Qëndimin e nënkryetarit e kanë ndjekur të gjithë deputetët e LSI-së, të cilët ndryshe nga aleatët e tyre të PD-së, nuk e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, por kanë zgjedhur të qëndrojnë të ulur në vendet e tyre.