Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së kryeministrit Rama në Kuvend. Kryedemokrati tha se Basha duhej të ishte në parlament për t’u përgjigjur për përgjimet e publikuara nga VOA.
Madje, Basha kaloi në akuza të rënda, teksa tha se kryeministrit Rama ‘i ka mbaruar pluhuri’, duke e akuzuar këtë të fundit për përdorim droge.
Ndër të tjera, Basha tha:
Në këtë kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Nuk e di pse jeni, gjysma janë këtu jo për shkak të votave të socialistëve. Ju jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh që keni lidhur fatet tuaja. Gjithçka që kemi thënë është faktuar dhe botuar nga mediat më serioze të vendit dhe botës. Mbrëmë nga zëri i Amerikës. Ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë këtu. Nuk e mbajnë këmbët, nervat, s’ka marrë ilaçe, i ka mbaruar pluhuri. Nuk e di. Ndaj gjëja e parë që dihet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë.
Njeriu që ka përgjegjësi për shndërrimin në një bodrum të krimit. Kemi deputetë që nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë, se janë të lidhur me bandat. Prandaj hipokrizia merr fund, sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se si do zgjidhet kjo krizë. Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare ose kjo sallë duhet të pastrohet.