Avokati i Nazer Seitit, Detar Hysi, ka hequr dorë nga mbrojtja e klientit të tij. Me anë të një shkrese drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, Hysi thotë se e ka të pamundur ushtrimin e detyrës së tij, për shkak të mos komunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, i cili gjykohet në Itali.
I konsideruar si financieri i grupit kriminal të drogës ‘Habilaj’, Seiti u ekstradua në Itali në janar të 2018. Ekstradimi i tij shkaktoi përplasje të forta institucionale, madje pati dhe akuza nga opozita se ai u largua për ti kyçur gojën, pasi kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm.