Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Arena Kombëtare”/ 10 milionë eurot e UEFA-s çojnë në gjyq FSHF-në me shtetin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
UEFA injoron FSHF-në, ‘fshinë’ Arenën Kombëtare nga lista e…

Federata Shqiptare e Futbollit ka çuar në gjyq Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Institucioni i futbollit në vend është duke ndjekur rrugën ligjore për të përfituar atë që, sipas saj, i takon nga investimi për stadiumin e ri kombëtar: rimbursimin prej rreth 2 milionë eurosh të TVSH-së.

GJYQI – “Panorama Sport” ka mësuar se shoqëria “Kuq e Zi” ka hapur një çështje në gjykatën administrative ku pala e akuzuar është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Bëhet fjalë për mosakordimin e një fondi prej rreth 2 milionë eurosh, e cila sipas palës akuzuese duhet t’i rikthehet TVSH-ja e investimeve të kryera për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet.

Shoqëria “Kuq e Zi” përbëhet nga maxhoranca prej 75% që i përkasin Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 25% përkojnë me aksionet që ka qeveria shqiptare. Kjo e miratuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij, në periudhën që diskutohej për të gjetur formën ligjore për ndërtimin e stadiumit kombëtar.

ÇFARË NDODH – UEFA i ka akorduar FSHF-së një fond prej 10 milionë eurosh dhe për këtë, sipas ligjeve në fuqi, tatohet 20% e shumës, pra 2 milionë euro. Në këtë rast, institucioni i futbollit i kërkon shtetit shqiptar të bëhet një përjashtim, nisur nga lloji i investimit që po kryhet, pasi në rast se Tatimet mbajnë këtë shifër, atëherë cenohet investimi dhe për rrjedhojë, do të ketë mungesa në përfundimin e stadiumit.

Mirëpo, në këtë rast, do të ishte rrisk edhe nga ana e qeverisë, e cila zbaton legjislacionin në fuqi referuar tatimeve. Kjo të çon në rrjedhojën që mes palëve të ketë një seancë gjyqësore dhe të jetë Gjykata Administrative që të “marrë përsipër” zgjidhjen ligjore.

DERVISHAJ – Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë, Arben Dervishaj, i angazhuar në pjesën e infrastrukturës sportive, ka konfirmuar për gazetën lëvizjen e re që ka bërë institucioni i futbollit. “Shoqëria ‘Kuq e Zi’ është në gjyq me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Bëhet fjalë për rimbursimin prej 2 milionë eurosh të TVSH-së mbi investimin e kryer në stadium.

Na është thënë nga pala tjetër që rimbursimi nuk është kryer sepse ne kemi vonuar procedurat me një ditë nga afati i caktuar. Dakord, ne e kemi marrë si të mirëqenë këtë procedurë, por kërkojmë që të na rimbursohet shuma, qoftë edhe gjashtë muaj me vonesë. I jemi drejtuar gjykatës sepse mendojmë se na takon”, është shprehur për gazetën, Arben Dervishaj.

TË LIDHURA

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë
Sport

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Next Post
Majlinda Bregu tregohet profesioniste, harron ‘armiqësitë’ lokale

Majlinda Bregu tregohet profesioniste, harron ‘armiqësitë’ lokale

“Unë jam gay”, Mustafa Nano sqaron të vërtetën drejtpërdrejt në televizion

“Unë jam gay”, Mustafa Nano sqaron të vërtetën drejtpërdrejt në televizion

E quajti mercenar, Higuain i ‘mbyll gojën’ me klas zv/kryeministrit të Italisë

E quajti mercenar, Higuain i ‘mbyll gojën’ me klas zv/kryeministrit të Italisë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima
Bota

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

by mirseda
18:07 | 19/03/2026
0

Irani ka kryer një sulm në rafinerinë e naftës në qytetin e Haifas në Izrael Siç raporton...

Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje

Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje

17:45 | 19/03/2026
Trump pret kryeministren japoneze: Japonia dënon Iranin, kundër armëve bërthamore

Trump pret kryeministren japoneze: Japonia dënon Iranin, kundër armëve bërthamore

17:31 | 19/03/2026
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

17:17 | 19/03/2026
Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

17:13 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com