Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) flet për një asteroid që po i afrohet tokës. Behët fjalë për asteroidin 2002 NT7.
Por, njerëzit që qarkullojnë teori konspirative deklarojnë se të premten, më 1 shkurt 2019-të ky asteroid do t’i afrohet shumë Tokës aq sa mund të përplaset.
Në dy javët e fundit, më shumë se 100 video janë ngarkuar në YouTube vetëm për asteroidin 2002 NT7.
Këto video janë parë mijëra herë në internet, duke përhapur një thashethemnajë dhe frikë rreth asteroidit.
Disa video tregojnë se nuk ka rrezik, ndërsa të tjerat japin parashikime të guximshme dhe flasin për fundin e botës pikërisht të premten.
“Dailystar.co.uk” shkruan se ethet e asteroidit janë përhapur në të gjithë botën. Më së shumti videot në internet janë ngarkuar nga Rusia, Brazili, India dhe disa vende të tjera.
Teoricienët e konspiracionit kanë akuzuar agjencinë amerikane të hapësirës NASA për “ndryshimin e historikut të asteroidit” ose për “fshehjen” e asteroidit 2002 NT7.
Asteroidi 2002 NT7 është pjesë e historisë, pasi njihet dhe vëzhgohet si një nga shkëmbinjtë e parë të hapësirës të vlerësuar si të rrezikshëm për Tokën.
Shanset që ai të rrëzohet në Tokë u vlerësuan si 28 herë më larta sesa fitimi i çmimit të parë në një lotari.
Llogaritjet fillestare rreth impaktit të mundshëm të asteroidit 2002 NT7, dhanë edhe një kohë të saktë, 11.47am.
Ndërkohë, NASA deklaron se asteroidi kaloi afër Tokës më 13 janar 2019. NASA theksoi se asteroidi 2002 NT7 ka kaluar afër planetit Tokë në një distancë 37.910.000 kilometra.
NASA vlerësoi se nëse do të ishte pëplasur me tokën asteroidi 2002 NT7, do të kishte “efekte shkatërruese totale “.
Sipas parashikimeve të shkencëtarëve asteroidi do të nxiste dimrin e acartë dhe do ta çonte njerëzimin drejt zhdukjes.
Mes interesimit të pazakontë të mediave, eksperti i NASA Dr Don Yeomans kategorikisht tha: “Ne tani mund të përjashtojë një mundësi impakti për datën 1 shkurt 2019.”
Asteroidi do të shfaqet sërish afër tokës për 41 vjet, me një kalim relativisht më pranë Tokës. Koha parashikohet në shkurtin e vitit 2060.
NASA tha se ata nuk mund të përjashtonin plotësisht një përplasje. Pra, duket se fundi i botës është shtyrë për të paktën 41 vjet të tjerë. Përshtati TIRANA TODAY