E dini se cila është dita ideale për propozimin klasik për tu martuar? Sipas një studimi të fundit të realizuar në Angli, propozimet më të shumta bëhen ditën e Krishtlindjeve, dhe ditën e të dashuruarve.
Studiuesit thonë se unazat me gur dhurohen me një sfond të dekoruar me drita e me zemra. 33 për qind e propozimeve realizohen për festa, por rreth 25 për qind e tyre në Shën Valentin, dhe 18 për qind në ditën e ndërrimit të viteve.
I njëjti studim tregoi gjithashtu se 51 për qind e meshkujve preferojnë mënyrën klasike për të propozuar (Do të martohesh me mua?), ndërsa 11 për qind nuk janë kundër një propozimi më modern, që mund të jetë një anije, një avion privat, një dedikim i personalizuar etj.