Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Rrëfimi i rrallë i Cecës: Si hymë bashkë me Arkanin në Shqipëri me pasaportë false

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Rrëfimi i rrallë i Cecës: Si hymë bashkë me Arkanin në Shqipëri me pasaportë false

Ceca, këngëtarja serbe, emri i vërtetë i së cilës është Svjetlana Raznatovic, bashkëshortja e kriminelit Arkan, ka pohuar se ka qenë me Arkanin në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.

Më pas Ceca arrestohet së bashku me 318 persona të tjerë, e akuzuar si e dyshuar kryesore që kish strehuar Milorad Lukovicin, ish-shefi special i “Beretave të kuqe” dhe mikun e tij, Dusan Spasojevic, të cilët i kishte strehuar në shtëpi pak para vrasjes së Gingicit, kryeministrit serb të asaj kohe. Ceca akuzohet gjithashtu se kishte ndihmuar me para familjen e një të dyshuari tjetër që ka qenë në grupin kriminal.

Në këto kushte, 50 komando me maska dhe automatikë rrethuan shtëpinë e saj pranë “FK Obilic”, Gospodara Vuvica 120, në Beograd. Policia sekuestroi një sasi të madhe pajisjesh ushtarake në shtëpinë e këngëtares. Por, ndonëse hetimet treguan se Ceca kish qenë në kontakt me dy të dyshuarit para vrasjes së Gingicit, ku më pas ajo lirohet.”. Në një intervistë të thënë kohë më parë ajo kishte treguar një sekret ku ka treguar se bashkë me Arkanin ka vizituar Shqipërinë.

Flitet se ju keni qenë në Pogradec me Arkanin, sa e vërtetë është kjo?

Ceca: A mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit, pa zbritur nga makina…? Do të më falni nëse nuk e mbaj mend datën e saktë, por ka qenë qershori i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, Petrit Hamo, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre, unë, Arkani dhe ai biznesmeni nga Dibra, Petrit Hamo, që Arkani e kishte shumë mik. Ishte ideja e biznesmenit dibran Petritit, që të shkonim në Shën Naum. Më pas ai na bëri një propozim, të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon doganën. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes së biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë, koranit, ne pranuam.

Nuk patët frikë dhe si u futët në Shqipëri?

Ceca: Arkani ishte shumë i kujdesshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër; edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitet tjetër. Lamë makinën tonë luksoze tek Manastiri i Shën Naumit dhe kaluam kufirin me një xhip të zakonshëm ‘Hundai’ me targa të Ohrit. Në fakt, i gjithë ky itinerar ishte ideja e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem, me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur, i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufirit, i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente, na tha të uleshim tek tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull, duke pasur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran, që unë do ta mbaj mend gjatë. Peshku u kap në syrin tonë aty në hauz si tip pishine, dhe na i gatuan. U kënaqëm, një relaks i vërtetë! Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë, por pa dalë prej saj. Më thanë “ky është Pogradeci, qytet i bukur”, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë të palyera. Më pas u larguam. Kam bërë dhe shumë fotografi tek ai lokali, që na i bënte biznesmeni nga Dibra. Pasdite u larguam. Ishte një pushim i vërtetë.

Si e hetoi ish-komisari Besnik Sana hyrjen e Arkanit në Tushemisht?

Ish-shefi i Komisariatit të policisë së Pogradecit në vitin 2002, Besnik Sana, një profesionist i vërtetë, sapo ishte emëruar në Pogradec, filloi ta investigonte këtë ngjarje që qarkullonte në Tushemisht në formën e një thashethemeje. Disa djem të rinj në Tushemisht kishin njohur Cecën, pasi ishin adhurues të muzikës serbe dhe veçanërisht të kësaj këngëtareje, pasi kanalet serbe ndiqeshin që nga vitet ’70 shumë pastër në këtë zonë, pa pasur nevojë as për antenë. Kjo thashetheme e çoi komisarin Sana që ta hetonte këtë ngjarje duke kontrolluar dokumentacionin në doganën e Tushemishtit. Një buzëmbrëmje duke pirë kafe në Tushemisht, e pyes miqësisht komisarin Besnik Sana, se deri ku kish vajtur me Arkanin dhe Cecën. Qeshi: “Mos u nxito ta botosh në gazetë, se po përpiqem të gjej fotot që do të më vijnë nga Dibra e Maqedonisë nga të afërm të Petrit Hamos, i cili ka qenë me Arkanin dhe Cecën dhe më pas do të dalë e plotë gjithçka, se kalimin këtu në doganë e kanë bërë me emra të tjerë”, – më tha ai. Por ende pa mbushur 6 muaj, komisari Besnik Sana transferohet nga Pogradeci, dhe misteri i asaj ngjarjeje më ngeli në mendje. Kjo më detyroi që ta pyesja Cecën dhe të merrja prej saj përgjigjen e mësipërme./gazetametro.net

TË LIDHURA

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale
Kuriozitete

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

18:15 | 26/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
Next Post
PD kërkon mandatin e Ramës: Shkeli ligjin me hapjen e ekspozitës në Berlin

PD kërkon mandatin e Ramës: Shkeli ligjin me hapjen e ekspozitës në Berlin

A mund ta bëjë Sandër Lleshi detyrën e ministrit? Ja çfarë thonë ligjet

Manjani justifikon plagjiaturat e padagogëve: Po politikanëve ç'u duhen?

Çiljeta flet për herë të parë për vajzën që kafshoi Albani: Kategori pa nivel

Çiljeta flet për herë të parë për vajzën që kafshoi Albani: Kategori pa nivel

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com