Presidenti i Republikës Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të tyre në fushat me interes reciprok.
Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shtrirjes në të ardhmen të marrëdhënieve ekomomike, tregtare e kulturore, mes dy vendeve dhe popujve tanë.