Dy shqiptare adoleshente janë zhdukur pa lënë gjurmë në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase, shqiptaret e zhdukura janë Grisilda Dauti të cilën e thërrasin Risa dhe Gabriela Shënbitrasi, e njohur si Bela.
Dauti humbi kontaktet me familjen më 14 janar, ndërsa Shënbitrasi u pa për herë të fundit para 10 ditësh.
Policia në Cardiff publikoi në Twitter fotografitë e të dyja vajzave, njëra 14 vjeç dhe tjetra 17, si dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.
Sipas mediave vendase, vajzat janë shoqe me njëra-tjetrën. Për të gjithë ata që mund t’i kenë parë apo kanë dijeni për vendndodhjen e tyre, policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 101, duke cituar numrin e referencës 004975.