Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për kontrabandë emigrantësh. Në pranga kanë rënë shtetasit B.B., 29 vjeç dhe I.L., 24 vjeç, të dy nga Tirana.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.
“Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve. Ata akuzohen për veprat penale ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë’ dhe ‘Mashtrim’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.