Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përfundon hetimi/ Zbardhet dinamika e sulmit ndaj policisë në Elbasan, 3 të akuzuar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përfundon hetimi/ Zbardhet dinamika e sulmit ndaj policisë në Elbasan, 3 të akuzuar

Pas kalimit të dosjes nga njëri institucion akuze në tjetrin, më në fund Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet lidhur me sulmin e rëndë ndaj policisë së Shtetit, në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Suel Çela, djali i pronarit të tregut Agroushqimor dhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, do të përgjigjen përpara drejtësisë, për akuzën e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e prokurorisë që disponon News24 thuhet se “mesditën e 18 shtator 2017,  të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës të tregut, përcollën për në Rinas, djalin e pronarit Marjon, bashkë me familjen. Drejt aeroportit, ata  udhëtuan  me dy automjete, njëra tip Audi me targë, AA478 PV dhe tip RANGE ROVER, me targa AA 040 OJ,  në pronësi të biznesmenit Petrit Celaj. Në kthim, përpara se të hynin në tunelin e Krrabës, policia rrugore ndaloi për verifikim automjetit tip Audi, që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Pas kësaj ata vijuan rrugën.

Në këtë kohë, në tunelin e Krrabës, drejt Elbasanit, udhëtonte, edhe një automjet tip Fiat Punto, që drejtohej nga Kristaq Peqini, dhe si pasagjer  Sokol Tola. Brenda tunelit, ata vunë re se drejt Elbasanit po udhëtonin njëri pas tjetrit tri automjete. Pasagjerit në mjetin e fundit, Tip Golf 6, ata i kishin parë në dorë, një armë zjarri pistoletë, me të cilën godiste xhamin e makinës së tij në formë kërcënuese ndaj tyre, duke e përsëritur këtë veprim disa here. Duke u ndjerë të kërcënuar, pasi u është afruar edhe drejtuesi I automjetit Range Rover,  Sokol Tola i ka telefonuar punonjësit te Policisë, Ervin Ballaci.

“Koli jam më ndihmo, se më kanë dalë dy makina e më kanë bllokuar rrugën ne brendësi të tunelit. Është një Range Rover dhe një Audi me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar”- ka thënë ai.

Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kriminale që udhëhiqeshin nga zv.drejtori i policisë, Elbasan, Gjergj Oshafi, të cilat mbështeteshin edhe nga dy grupe Shqiponja, dolën në Aksion, duke bllokuar hyrje-daljet kryesor të qytetit.

Në rrugën para tregut Agroushqimior, punonjësit e policisë konstatuan në lëvizje në kah të kundërt me ta, automjetin Range Rover dhe i bënë shenjë të ndalonte.  Nga krahu I pasagjerit zbriti një person me një radiomarrëse në dorë, të cilën tentoi t’ia linte rojës së tregut.

Por veprimi u ndalua nga Policia. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ndodhej në pronësi të biznesmenit Petrit Cela dhe personat që udhëtonin në të u identifikuan si Ledio Zabeli dhe Endri Copja. Policia vendosi ti shoqëronte, edhe pse ata kundërshtonin ashpër. Në këto momente, mbërrin me shpejtësi një automjet tip Audi, me targa AA 795 EP, e cila hyri me shpejtësi mes makinave të policisë, duke goditur njërën prej tyre. nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në drejtim të këtij mjeti ishte Suel Cela, djali i biznesmenit Petrit Cela. pas këtij momenti, dera e Tregut u kyç, për disa kohë derisa mbërriti pronari.

Këto veprime, – sipas prokurorisë  – vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.

Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan. Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjes, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo. Por, prokuroria nuk ka gjetur  prova për implikimin e tyre në këto krime të rënda.

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
Next Post
“Ta përmbysim këtë klikë grabitqare dhe kriminale”, Kryemadhi: Fajtor është Rama

“Ta përmbysim këtë klikë grabitqare dhe kriminale”, Kryemadhi: Fajtor është Rama

Mes drogës dhe prostitutave, publikohet skandali i zëvendëskryeministrit

Mes drogës dhe prostitutave, publikohet skandali i zëvendëskryeministrit

Qeni zbulon drogën në Muriqan, në pranga 55-vjeçari me pasaportë serbe

Qeni zbulon drogën në Muriqan, në pranga 55-vjeçari me pasaportë serbe







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com