Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një grua ka lidhur të shoqin dhe e ka lenë ashtu prej disa ditësh, pa e ushqyer.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Gentjan Llalla, i cili është dërguar në spital nga fqinjët e tij në gjendje të rëndë psikologjike. E shoqja, pasi e ka lidhur me litar, është larguar nga banesa.
I pyetur nga personi që ka bërë videon në spital, burri i keqtrajtuar thotë se dëshiron të telefonojë sërish gruan e vet, edhe pse ajo e ka lidhur prej disa ditësh në shtëpi dhe e ka lënë pa ushqim. Gentjan Llalla është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij është në kërkim nga policia për aktin e rëndë ndaj burrit të vet.