Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bankat po blejnë valutë, euro kërcen sërish. Ja me sa u këmbye sot

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Bankat po blejnë valutë, euro kërcen sërish. Ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.59 lekë, duke u rritur me 0.38 lekë në raportin me fundin e javës së kaluar. Në tre ditë euro u forcua me 0.71 lekë, pas rënies me 1.69 lekë që shënoi nga data 14 deri në 17 janar.

Ndërsa në datën 11 janar, euro u ngjit në nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit, duke arritur në 125.57 lekë.

Këto luhatje të mëdha ekspertët valutorë i shpjegojnë me transaksionet e mëdha të shit-blerjeve në valutë, që kanë qenë në nivele të tilla që kanë arritur të shkaktojnë luhatje të mëdha të kursit.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e faktit që bankat, sidomos ato të mëdhatë, kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët.

Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Aktorët e tregut presin që luhatjet të jenë sërish të mëdha edhe këtë vit. Ndërsa oferta është e lartë dhe kërkesa për valutë relativisht e dobët, priten disa zhvillime si transaksionet e shit-blerjes së bankave (që rrit kërkesën për valutë), konvertimi i kapitalit nga euro në lekë (që rrit ofertën për valutë), apo dhe nxitja për të shpërndarë dividend nga kompanitë e huaja pas uljes së tij në nivelin e 8% (që rrit kërkesën për valutë, pasi kompanitë do transferojnë fitimin tek mëmat). Në këto kushte është praktikisht e pamundur të ketë një parashikim se si do të luhatet raporti mes euros dhe monedhës vendase përgjatë këtij viti. monitor

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Bes Kallaku nxjerr fotot e VIP-ave shqiptarë, si dukeshin 10 vite më parë

Bes Kallaku nxjerr fotot e VIP-ave shqiptarë, si dukeshin 10 vite më parë

Rruga Tiranë-Elbasan/ Rama inspekton punimet, mësohet kur do të jetë e kalueshme

Rruga Tiranë-Elbasan/ Rama inspekton punimet, mësohet kur do të jetë e kalueshme







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com