Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka publikuar foto të VIP-ave shqiptarë, ku ka treguar ndryshimin e tyre. Bëhet fjalë për sfidën “10 years challenge”, të cilën aktori e ka shfrytëzuar për të bërë krahasime qesharake.
Ai ka shkrirë së qeshuri ndjekësit teksa ka publikuar foto të reperit të njohur Capital T që fillimisht e ka krahasuar me futbollistin e famshëm Zlatan Imbrahimovic dhe më pas me Sandokan. Më pas, ai ka publikuar foto të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu që i ka bashkëngjitur me foton e këngëtarëve Sabian dhe Marseli.
Më poshtë keni kolazhe të tjera të papara krijuar nga humoristi Kallaku.