Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Dashi nga brirët”, si të lexojmë emërimet surprizë të Lleshajt

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Dashi nga brirët”, si të lexojmë emërimet surprizë të Lleshajt

Nga Ferdinand Dervishi/ Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nën shembullin e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani (1994-2001), e nisi me qarkullimin rrugor. Sepse edhe më parë qarkullimi rrugor, vënia e makinave të qytetarëve në rresht dhe gjobat “ku të ha e ku të djeg” ishte provuar se sillnin, veç të ardhurave, edhe një rezultat të dukshëm pune. Por, pas një shkëlqimi momental gjithçka mori formën “nga njëri dështim në tjetrin”. U dështua me sukses përballë përhapjes së fenomenit të bombave me telekomandë, pas përhapjes së gjobave milionë-euroshe, vendosur e vjelë biznesmenëve nga krimi cilësor, duke e mbyllur me nder e sukses me kanabizimin e gjithë vendit…

Ministri i radhës, Fatmir Xhafaj, të cilit i thyen krahun qysh në marrje të detyrës, me atë historinë e implikimit kriminal të të vëllait, nisi ta shtynte me të keq deri në marrjen e një rezultati që do të mund t’i lante fytyrën. Një rezultat që e mori, por me çmimin e hidhur të dorëheqjes.

Ardhur në periudhën më të ligë të marrëdhënieve mes Presidentit dhe Kryeministrit, shkaktuar nga tepsia e pushtetit, edhe kandidatura e re për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshaj, qysh në fillim, do të merrte një goditje të pandershme nën brez. Më tej edhe menaxhimi i protestave të kohëve të fundit nuk i rrëfeu vartësit e tij në lartësinë e zgjidhjeve të zgjuara.

Porse lëvizjet e fundit, krejt të papritura, në emërimin e disa kuadrove të lartë të policisë, duhet të konsiderohen si një goditje në shenjë. Fjala është për rikthimin e Tonin Vocajt në detyrën e rëndësishme të Drejtorit Antikrim si dhe emërimin e Muhamet Rrumbullakut në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave – dy personazheve të padiskutueshëm të elitës së policisë, me shkollim profesional, karrierë të gjatë në drejtim dhe, ajo që është më kryesorja, me integritetit personal e profesional.

Tonin Vocaj dhe Muhamet Rrumbullaku ishin drejtues të lartë të policisë edhe gjatë 8 viteve të pushtetit të Partisë Demokratike (2005-2013), por të larguar menjëherë pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste. Saktësisht Vocaj, i degdisur diku në Akademinë e Sigurisë, ndërsa Rrubullaku, i dorëhequr, punonte në një kompani private të sigurisë së objekteve.

Duhet veçuar se ky fenomen, pra rikthimi në detyra të larta i kryepolicëve të përfolur si mbështetës apo të mbështetur nga pala kundërshtare politike, ndodh për herë të parë gjatë periudhës postkomuniste.

Deri më tani skema ishte e njohur dhe e qartë. Largojmë të Saliut e fusim tanët. Largojmë të Nanos e fusim tanët… e kështu me radhë. Jo sepse puna me “tanët” sillte sukses, por sepse “tanët” ishin më komodë për t’u përdorur për të siguruar pushtetin, për të vjedhur votat, për të mbuluar korrupsionin etj.

Edhe për këto arsye, pra për të përfshirë në vlerat e policisë elementë të konsideruar si njerëz të kundërshtarëve, por ama me merita të padiskutueshme të personalitetit e profesionalizmit, nisma e ministrit Leshaj është revolucionare.

Por ka edhe më. Që të ndërtosh një punë, në fillim renditet njeriu. Pra duhen specialistët. Dhe, me këto afrime, duket se ministri Lleshaj ka sistemuar dy nga pikat më problematike të policisë.

Me Tonin Vocajn ka betonuar majën e sektorit antikrim, që aktualisht është në kuota të ulëta të zbulimit të veprave penale, qoftë për shkak të lidhjes historike të politikës me krimin, qoftë për shkak të mbushjes së radhëve të policisë me të paaftë, apo të pamotivuar, qoftë për shkak të sofistikimit të krimit, siç është për shembull fenomeni aktual i zhdukjes së personave.

Por Lleshaj ka goditur në shenjë edhe me Muhamet Rrumbullakun, një polic edhe më korrekt, të cilin sapo e ka prezantuar në krye të shërbimit që kontrollon pikërisht punën e policisë, saktësisht implikimin me krimin, qoftë tejkalimin apo nënvleftësimin e detyrës.

Me këto dy lëvizje mund të konsiderohet se Ministri Lleshaj është duke e nisur punën për së mbari, apo më saktë, po jep shenja se ka në plan ta kapë dashin nga brirët.

Por rikthimi i dy prej specialistëve më të mirë të policisë shqiptare ka edhe të tjera benefite. Para së gjithash, ai shërben edhe për MOTIVIMIN e punonjësve të policisë, të cilët kanë në formimin e tyre sadopak orientim për të punuar për shtetin, të atyre punonjësve që janë specialistë të mirëfilltë, por edhe të atyre që janë ndier të mënjanuar për shkaqe të përkatësisë partiake.

Ka shumë të ngjarë që ministri Lleshaj të ketë logjikuar se me këto lëvizje do të vendosë në vendin e duhur sidomos “kërkesën e llogarisë”, pasi Tonin Vocajt dhe Muhamet Rrumbullakut nuk u del dot përpara t’u thuash se je nipi i “x” deputeti apo, se, “x” funksionar i lartë shtetëror, shkon në shtrat me hallën tënde.

I projektuar më larg, një zhvillim i tillë, që pritet të vijojë me emërime të ngjashme, i jep edhe një mesazh të fortë opozitës. Një mesazh që thotë se policia, në vijim, do të jetë më pranë detyrës së saj, sidomos gjatë garantimit të proceseve zgjedhore të afërta.

Pra, në fund mund të pretendohet të argumentohet se këto rikthime ka shumë të ngjarë të ketë në brendësi edhe dëshirën e ministrit të ri të Brendshëm për të hedhur themelet edhe të një policie që duhet të nisë të qëndrojë larg orientimit politik duke dhënë mesazhin e parë të nisjes së ndërtimit të institucioneve të pavarura të shtetit.

Kjo është më pozitivja që mund të lexohet pas këtyre lëvizjeve në kupolën e Policisë së Shtetit, të iniciuara nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, sigurisht deri në kohën kur të mos na mbërrijë ndonjë lajm për mënjanimin e lënien në hije të Vocajt e Rrumbullakut nga zëvendësit e tyre, të fuqizuar nga politika. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Next Post
Ka luajtur për Greqinë, 20-vjecari shkëlqen në Holandë: Vij Nga Shqipëria (Video)

Ka luajtur për Greqinë, 20-vjecari shkëlqen në Holandë: Vij Nga Shqipëria (Video)

39-vjeçari bëhet ‘makthi’ i Ronaldos, i pret dhe një penallti (Video)

39-vjeçari bëhet ‘makthi’ i Ronaldos, i pret dhe një penallti (Video)

Valë shkarkimesh nga ministri i Drejtësisë, hiqen nga puna 8 zyrtarë të lartë

Bardhi: Vendimi se kur fillojnë protestat e opozitës së bashkuar merret nesër

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

by mirseda
15:56 | 19/07/2025
0

Një përplasje për motive pronësie degradoi në përdorimin e dhunës ndodhi në Pogradec. Në konflikt u përfshinë...

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025
Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com