Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta provokon me peshat e rënda më 21 janar, për kryetar të KLSH-së propozon Bahri Shaqirin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta provokon me peshat e rënda më 21 janar, për kryetar të KLSH-së propozon Bahri Shaqirin

Të gjitha hamendësimet se propozimi i Vitore Tushës si drejtuese e Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte një loje e bërë nga Presidenti Ilir Meta, për të kompleksuar shumicën, sot duken më të besueshme se kurrë. Prej javësh flitej se presidenti donte të shpinte aty këshilltarin e tij të besuar, Bahri Shaqirin, dhe kjo është bërë sot realitet.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”- thuhet ne njoftimin e Presidencës.

Sipas propozimit qe Meta i drejton Kuvendit, Bahri Shaqiri, që është edhe këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Por ajo që bie në sy, pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë opozitës demokrate, është fakti se Meta ka zgjedhur ta propozojë Shaqirin në një ditë te shënuar, 21 janar. Tetë vite më parë, pasi  demostratat kundër bllokut të Metës përfunduan me vrasjen  nga Berisha të 4 qytetarëve të pafajshëm, Shaqiri u shpall një nga organizatorët e “puçit” të organizuar nga Rama, Topi, Ina Rama dhe mediat pranë tyre.

Pas kësaj ish kryeministri Berisha iu qep atij me bukë në trastë për ta shkarkuar shefin e shërbimit sekret Shaqirin. Ai qe gati ta bënte këtë edhe me çmimin e një krisjeje me aleatët perendimorë dhe me NATO-n. Por kur ai bëri gati mekanizmat ligjorë për ta arritur këtë, LSI e Metës i doli kundër, duke u mbajtur mend për kundërshtimin e parë dhe të vetëm si bashkëaleate e Berishës.

Që prej asaj kohe, Meta mban një marrëdhënie të privilegjuar me Shaqirin, i cili u zëvendësua nga Visho Ajazi vetëm pas vajtjes së Bujar Nishanit në presidencë.

Me tu zgjedhur kryetar shteti, Meta e emëroi Shaqirin si këshilltar të tij për sigurinë, dhe nga të gjithë përflitej se ai do ta dërgonte në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kjo gjë u bë fakt sot në 21 janar pikërisht ditën që u kujton socialistëve se 8 vite më parë ish kreu i ShISh nuk qe kundër tyre. Sipas të gjitha gjasave zgjedhja e datës nuk qe krejt e pafajshme, po ashtu si dhe manovra paraprake me Vitore Tushën: pasi Meta e do me çdo çmim Bahri Shaqirin në krye të KLD./ Lapsi.al/

TË LIDHURA

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit
Politikë

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit

09:09 | 12/03/2026
I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Aktualitet

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

09:01 | 12/03/2026
Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

08:58 | 12/03/2026
Next Post
Google gjobitet nga Franca me 50 milion euro

Google gjobitet nga Franca me 50 milion euro

Befason Barcelona, firmos me sulmuesin e Sassuolos

Befason Barcelona, firmos me sulmuesin e Sassuolos

Ndryshimi i kufijve/ Thaçi i bindur: Në fund marrim Luginën e Preshevës

Ndryshimi i kufijve/ Thaçi i bindur: Në fund marrim Luginën e Preshevës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit
Politikë

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit

by mirseda
09:09 | 12/03/2026
0

PS ka paralajmëruar se do të rrëzojë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda...

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

09:01 | 12/03/2026
Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

08:58 | 12/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

08:47 | 12/03/2026
Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren

Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren

08:41 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com