Rama ka thirrur mbledhjen e radhës së kryesisë së PS. Mbledhja e së hënës është e përjavshme, e ndërsa socialistët kanë nisur organizimin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Mbledhja nuk do të mbahet në selinë rozë, por në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, rreth orës 16:30. Të pranishëm do të jenë edhe ministrat e rinj. Mësohet po kështu se në fokus të kësaj mbledhje do të jenë edhe emrat e rinj që do të bëjnë rokadën sa i përket komisioneve parlamentare.