PD do të jetë pjesë e seancës së ditës së sotme, ku do të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në seancën e jashtëzakonshme që do të nisë punimet në orën 17:00, priten debate për situatën politike, ekonomike dhe krimin.
Sikundër u bë me dije edhe një ditë më parë, emri i Ramës nuk do të jetë në votim si ministër i Jashtëm, pasi presidenti Meta ende nuk e ka dekretuar.