Një automjet i Policisë së Shteti është përfshirë në një aksident, i cili ka ndodhur në kryeqytet pak pas mesnate.
Një automjet tip Benz është përplasur me automjetin e policisë në vendin e quajtur “21 Dhjetori”. Mësohet se nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet se cila nga mjetet ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar përplasjen mes tyre.