Familja Ulas është një familje kurde prej 21 anëtarësh, 19 fëmijë dhe 2 prindër. Pesë nga fëmijët ecin gjatë gjithë kohës me duar dhe këmbë. E zbuluar në vitin 2005 në një vendbanim të largët në Turqinë jugore, familja Ulas shkaktoi debate midis shkencëtarëve. Ata propozuan teori të ndryshme për të shpjeguar gjendjen e tyre.
Në fillim u spekulua se 5 vëllezërit e motrat, mund të kishin pësuar një rikthim gjenetik tek njerëzit e lashtë. Por më pas, rezultoi se ata janë prekur nga një defekt në tru, që e bën të vështirë qëndrimin drejt në këmbë.
Ecja e tyre njihet edhe si “ecja e ariut”. Një ndër teoritë e tjera, ishte ajo e “evolucionit të prapambetur”, pra një gjen i munguar, që mundëson zakonisht qëndrimin e njeriut mbi dy këmbë.
Pavarësisht se e kanë problem qëndrimin mbi dy këmbë, ata s’kanë probleme me koordinimin e duarve po lëvizjes së syve. Gratë thurrin vazhdimisht me grep, dhe bëjnë qëndisje të ndryshme. Familja përballet shpesh me sjelljen agresive të banorëve të fshatit. Ata kanë ndërruar shpesh shtëpi, pasi njerëzit mendonin se shtëpia e tyre ishte e mallkuar.