Që në orët e para të ditës, PS mblodhi Kryesinë e saj, për të diskutuar në lidhje me ndryshimet në qeveri. Raportohet se një vendim i marrë nga PS është që ndryshimet në qeveri të miratohen në bllok. Problemi madhor mbetet refuzimi i emrit të Gent Cakajt, si Ministër i Jashtëm.
Burime thonë se dy janë mundësitë e PS: e para, që emri i Cakajt të ridërgohet sërish në Presidencë.
Kjo mundësi u la e hapur edhe nga vetë Edi Rama, që deklaroi para pak ditësh se i ka dërguar Ilir Metës prova për emrin e Cakajt.
Mundësia e dytë është realizimi i skenarit grek, që kryeministri Rama të mbajë edhe postin e Ministrit të Jashtëm.
Për ta zgjidhur këtë ngërç, socialistët do e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.