Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qeveria gjermane e dyzuar për çështjen e liberalizimit të vizave

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria gjermane e dyzuar për çështjen e liberalizimit të vizave

Një ditë pas deklarimit të ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, pro liberalizimit të  vizave me Kosovën, Ministria e brendshme e Gjermanisë deklaron se qeveria gjermane ende nuk e ka përcaktuar qëndrimin që do të mbajë ndaj kësaj çështjeje.

Krimi i organizuar, korrupsioni dhe migracioni

I pyetur nga Deutsche Welle zëdhënësi i kësaj ministrie, Stefan Ruwwe-Glösenkamp, tregoi se shkaku se përse Kosovës nuk iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave në fund të vitit të kaluar, ishte opinioni i presidencës austriake se “ende nuk janë pjekur kushtet”.

Sipas zëdhënësit, në fokus të diskutimeve të bëra për këtë temë në instancat përkatëse të BE-së në fund të nëntorit, kishte qenë “bilanci i arritjeve në parandalimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit si edhe risku i migracionit”.

Në prononcimin e tij për DW, zëdhënësi thotë më tej se edhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë (BMI) mendon se “këtu ka ende vend për përmirësim” dhe shton se “qeveria federale ende nuk e ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj kësaj çështjeje”.

Ministria e punëve të jashtme pro

Një ditë më parë ministri i jashtëm, Heiko Maas, i cili vetë është nga partia socialdemokrate tha në konferencën e shtypit (10.01), pas takimit me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, se e mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe premtoi se do të angazhohet si tek qeveria e tij, ashtu edhe tek partnerët evropianë që ta miratojnë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. “Premtimet e dhëna duhen mbajtur”, tha Maas dhe shtoi se  “procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri”, por shtoi edhe se “ka ende shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Edhe ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, u shpreh dje hapur për liberalizimin e vizave, me anë të një mesazhi për rrjetin social Twitter: “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu që është vetëm e drejtë që tani të jepet dritë e gjelbër për kosovarët.  Ne do të angazhohemi me forcë për këtë në Bruksel”, shkruan politikani socialdemokrat.

Qeveria pa qëndrim të unifikuar

Por, para se të bindë partnerët evropianë, ndoshta politikanëve socialdemokratë të qeverisë gjermane do t’u duhet të bëjnë punë bindëse me partnerët e tyre që i përkasin krahut konservator. Prononcimi i rezervuar i ministrisë së punëve të brendshme që drejtohet nga ministri kristiansocial, Horst Seehofer nxjerr në pah një dyzim të qeverisë gjermane në lidhje me këtë çështje.

Një situatë e ngjashme ishte edhe një vit më parë, kur ishte në pyetje çështja e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Edhe atëherë socialdemokratët dhe ministria e jashtme u prononcuan shumë herët pro fillimit të negociatave, ndërsa grupi parlamentar konservator CDU/CSU, ndikuar edhe nga qëndrimi refuzues i Francës dhe fushata elektorale që po zhvillohej në atë kohë në Bavari, ngulte këmbë te mangësitë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çka bëri që Gjermania të  shkonte pa qëndrim të unifikuar në samitin e BE-së në qershorin e vitit 2018 dhe ta shtynte me një vit marrjen e një vendimi zyrtar.

Nëse do të kemi një skenar të ngjashëm edhe këtë vit, kjo nuk mund të parashikohet. Ngjashmëria me vitin e kaluar qëndron te qëndrimi ende refuzues i disa shteteve të BE-së, ndër ta, Franca, dhe te zgjedhjet për Parlamentin e Evropës. Por, ndryshe nga një vit më parë, kur vendimi i qeverisë gjermane duhej të konfirmohej nga parlamenti, vendimi për liberalizimin e vizave nuk ka nevojë për miratimin e parlamentit, por vetëm të qeverisë. Dhe kjo, me siguri që është një rrethanë lehtësuese./Burimi:DW

 

TË LIDHURA

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida
Bota

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida

21:54 | 23/12/2025
28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri
Bota

28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri

21:15 | 23/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit
Kryesore

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Next Post
Rektorati i UT del me kërkesë zyrtare: Studentët të kthehen në mësim!

Rektorati i UT del me kërkesë zyrtare: Studentët të kthehen në mësim!

Edicioni informativ i datës 11 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 11 janar 2019, në "Tirana Today"

Grabitet depoja e armëve në Pashaliman

Grabitet depoja e armëve në Pashaliman







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com